• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, ndërron jetë profesori i Ekonomisë, Naxhi Mamani

18/09/2022
Gjirokastër, ndërron jetë profesori i Ekonomisë, Naxhi Mamani

Një tjetër humbje e dhimbshme largoi sot nga rradhët e intelektualëve gjirokastritë një prej kontribuesve më të mirë të qytetit dhe universitetit “Eqrem Çabej”, të cilit i kushtoi të gjithë angazhimin e vet profesional dhe qytetar. Profesori i Ekonomisë, Naxhi Mamani ndërroi jetë.

Ai lindi në 7 qershor 1944 në Gjirokastër. Përfundoi studimet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në vitin 1968.

Në vitin 1970 ai nisi veprimtarinë e vet akademike dhe qytetare duke mbajtur disa pozicione të rëndësishme drejtuese.

Gjatë viteve 1979-1989 emërohet në detyrën e Sekretarit të Këshillit Shkencor të Rrethit dhe Kryetarit të Dhomës së Tregtisë për Qarkun, ku ndjek veprimtarinë kërkimore shkencore dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e tregtisë me Janinën e Korfuzin.

Për një periudhe 3 – vjeçare punoi Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit dhe më pas përgjegjës i seksionit të planit në aparatin e Komitetit Ekzekutiv.

Përpara se të fillonte përgjegjës i Departamentit të Ekonomikut ne Universitetin “Eqrem Çabej” u emërua drejtor i sektorit të xunkthit të Ndërmarrjes Artistike, prodhimet e së cilës tregtoheshin në disa vende të Europës.

Nga viti 1995 e në vazhdim, prof. Naxhi Mamani ka qenë i përfshirë në jetën akademike ku krahas mësimdhënies angazhohej edhe me veprimtari kërkimore – shkencore dhe përmbushi kërkesat për titujt:

🔺 Doktor i Shkencave Ekonomike me studimin “Ekonomia e rrethit të Gjirokastrës, veçoritë e zhvillimit të saj në kushtet e tranzicionit”.

🔺 Me studime, referime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në disa vende të Bashkimit Europian, botime të artikujve shkencorë në revista shkencore brenda e jashtë vendit,fiton titullin akademik “Profesor i Asociuar”.

Kontribues aktiv në nismat qytetare në shërbim të komunitetit gjirokastrit, prof.asoc.dr Naxhi Mamani ka lënë gjurmën e vet në altarin e kontribuesve gjirokastritë.

I paharruar emri dhe veprimtaria e tij!

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al