• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“E gjeta duke larë dyshemenë”, Blendi Fevziu tregon historinë frymëzuese të shqiptarit në Britani: Ishte pronar i disa lokaleve

21/09/2022
“E gjeta duke larë dyshemenë”, Blendi Fevziu tregon historinë frymëzuese të shqiptarit në Britani: Ishte pronar i disa lokaleve

Gazetari Blendi Fevziu së fundmi ndodhet në Belfast të Irlandës së Veriut, dhe ndarë një histori frymëzuese për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka takuar një shqiptar në aeroportin e Belfast, i cili ka qenë duke larë dyshemenë dhe e ka ftuar për kafe gazetarin. Gjatë bisedës me të Fevziu ka zbuluar se shqiptari ishte pronar i disa lokaleve.

Fevziu ka mbetur i suprizuar, pasi edhe pse pronar dhe me të ardhura të mira financiare pronari nga Vlora pastronte dyshemenë apo bënte edhe punë të tjera.

Postimi i plotë:

La menjane makinen e vogel mbi te cilen po pastronte dyshemene e aeroportit te Balfastit ne ate ore te vone dhe me ftoi per kafe. U mundova ta refuzoja me xhentilese, duke e falenderuar dhe kur insistimi nuk rreshti i tregova qe zona e kafeneve ishte mbyllur tashme. Mos ki merak me tha, beri perpara, hapi shiritin qe ndalonte hyrjen e kafeneve, ndezi ekspresin nen hutimin tim total.

– I kam une me qira keto ketu me tha, po hajde ulu.

– Ti po laje dyshemene i thashe, c’pune ke me lokalet.

– Jam pronari. Dyshemene e bej si pune shtese. Sot s’kisha punetor dhe po e bej vete. Sapo mbylla lokalet.

U zgjat mbi banak, mori nje cope kek dhe ma afroi ndersa ngrohej ekspresi. Kete e ben nje grua nga Vlora me tha. E ben si qemoti. Une ja marr asaj dhe i shes.

Historia e tij ishte thuajse e pabesueshme. Kishte ikur nga Sevasteri i Vlores si shume shqiptare te tjere ne vitet ‘90 – te. Kishte kaluar malin per ne Greqi ku kishte punuar ca vite.

Ishim shume vellezer me tha dhe shume te varfer. Prisja qe vellai te hiqte kepucet qe ti vishja une. Pas ca vitesh ne Greqi kishte marre rrugen per Angli. Nen kamion nga Franca ne Britani.

Kishte punuar ne Londer dhe ku djali i vetem po i rritej ishte transferuar ne Irlanden e Veriut. kishte bere cdo lloj pune dhe tani kishte nje stabilitet financiar per tu admiruar. Por punonte serish. Ku te mundete.

Me pasionin qe mund te punoje vetem nje njeri qe e do punen. Kur kisha prinderit gjalle me tha, shkoja ne Shqiperi me makine. Ishte larg, por e mbushja me dhurata per plakat dhe pleqte e fshatit. Tani vinte me rralle. Djali po i behej grafik dizajner dhe ishte krenar per te.

– Ne nuk beme shkolle, tha, nuk mundem. Por djali po!

Me percolli deri tek avioni. Me mahniti historia e tij. Besimi se me pune mund te rimekembesh. Ishte kaq e ngjashme me historite e plot emigranteve te tjere. Qe iken nga mjerimi i viteve ‘90, qe besuan tek enderra e lirise dhe ajo jua ktheu serish mbrapsht.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al