• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Britania ka nevojë për 2 milionë punonjës, priten lehtësi për vizat e emigrantëve

27/09/2022
30 mijë leje qëndrim në tre vjet, Gjermania po bëhet parajsa e re e shqiptarëve

Kryeministrja e re britanike, Liz Truss po planifikon të rrisë kuotat e emigrimit legal përmes relaksimit të regjimit të dhënies së vizave britanike për të mbushur hendekun në tregun e punës në vend, dhe për të fuqizuar ekonominë.

Një politikë e tillë po konsiderohet paradoksale, pasi partia e saj, konservatorët e qendrës së djathtë, me slloganet e anti-emigrimit bindën shumë britanikë, për të votuar në referendumin e Brexit, ç’ka ka bërë që kabineti i saj të jetë i ndarë në mes, për një politike të tillë, ku të dyja kampet kanë të drejtë në argumentet e tyre pro dhe kundër emigrimit, e sërish janë kundër.

Kryeministrja e re britanike, Liz Truss, pasuesja e Boris Johnson, kërkon më shumë emigracion dhe lehtësimin e regjimit të vizave, jo sepse ajo vetë ka qenë kundër Brex-it, por janë presinet nga ekonomia britanike, që diktojnë një ndryshim politik ndaj emigracionit, kalit të betejës së konservatorëve në pushtet, që u përdor në fushatën e Brexit.

Britania ka nevojë të jashtëzakonshme për krah pune, pasi ka shumë vende pune bosh në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, një pjesë për shkak të largimit të shumë evropiano-lindorëve pas Brexit, por edhe për shkak të pagesave të papranueshme nga britanikët për këto vende pune për faktin se u del më mirë të jetojnë me ndihma sociale se sa të punojnë, apo edhe për shkak të plakjes së popullsisë.

Sipas njoftimeve në media, qeveria britanike do heqë kufirin tavan për punonjësit sezonalë në bujqësi apo edhe për inxhinierë broadband-I, apo bëjë ndryshime në listën profesioneve, ku ka mungesa për punonjës për to, çka do mundësojë që sektorët kryesorë të ekonomisë të rekrutojnë më shumë punonjës nga vendet e BE-së ose dhe jashtë Bashkimit Evropian.

Britania ka 2 milionë vende pune bosh të reklamuara muajin e kaluar, ku sektori i kujdesit social ka nevojë për 105 mijë punonjës socialë, 40 mijë vende bosh për infermiere dhe 100 mijë për shoferë maunesh, ndërkohë që bujqësia ka bërë thirrje për 30 mijë viza për punonjës sezonalë.

Në Britani ka mometalisht 1.8 milionë shtetas nga vendet jashtë BE-së, që punojnë në Britani, çka përbën 302 mijë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë që sipas shifrave të Home Office, numri i vizave të dhëna për gjithë punëtoret, studentët dhe të afërmit e tyre si nga vendet e BE, si për ekstra-komunitarët ka shënuar një rritje për 80 për qindësh brenda një viti, duke shkuar në 1.1 milionë viza , çka është numri më i madh i regjistruar ndonjëherë.

Sakaq më shumë se 30 mijë vetë kanë kërkuar azil nga radhët e atyre që kaluan kanalin e La Manshit me gomone, ku 60 përqind e të ardhurve janë shqiptarë. Ky lajm që del nga Doëning Street përbën një rast ideal për punësimin legal të shqiptarëve që ta të mos vijnë në ishull me gomoane apo rrugë të paligjshme. Qeveria dhe diplomacia shqiptare mjaft bashkëpunuese me britaniket në luftën kundër krimit të organizuar dhe grupeve të trafikantëve, ka një shans të paprecedentë për të negociuar me Londrën për punësimin e ligjshëm të shqiptarëve, si në bujqësi me marrëveshje sezonale apo edhe në sektorë të tjerë./Top Channel

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte”, Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë, por…

“Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte”, Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë, por…

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al