• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plehrat, Rama tallet me kryebashkiakun e Himarës: Ka ngrënë dru publikisht, por u zgjua nga gjumi

01/10/2022
Plehrat, Rama tallet me kryebashkiakun e Himarës: Ka ngrënë dru publikisht, por u zgjua nga gjumi

Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese për pastrimin e zonave bregdetare, teksa nuk e ka kursyer ironinë për kryebashkiakun e Himarës Robert Goron.

Rama e përmendi si histori suksesi Himarën dhe tha për kryebashkiakun se ka ngrënë dru publikisht, por shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm i një zgjimi të befasishëm nga gjumi i kryetarit të bashkisë dhe i një pune që është pasqyrë për t’u marrë shembull.

“Ajo që vlen të përsëritet si fakt është që kur ne e nisëm këtë rrugëtim në Shqipëri, 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve. I merrnin ujërat, digjeshin në fusha shumë pranë zonave të banuara dhe faktikisht banorët e Kombinatit në Tiranë, banorët e Elbasanit apo banorët e Fierit ku sot situata është absolutisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malet e plehrave që sillnin në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik të fund ditës.

Pa diskutim banorët e Durrësit e kujtojnë, por për fat të keq ka mbetur dhe në mendjen e shumë njerëzve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë fushën e mbushur me vargmale plehrash në natyrë, në Porto Romano, e cila sot është kthyer në një zonë rekreative dhe në një parqet më të mëdha urbane të Shqipërisë. Nëse 50% e plehrave mbeteshin rrugëve dhe ktheheshin në lëndë toksike mbi tokë, sot ne jemi në 90% të grumbullimit të tyre dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pagrumbulluar, por që sidoqoftë duhet trajtuar si problem i madh. Gjatë këtij viti është bërë një punë e jashtëzakonshme që është kurorëzuar me sezonin më shembullor turistik për sa i përket pastrimit përmes rikonceptimit të marrëdhënieve mes qeverisë dhe bashkive bregdetare, por edhe falë angazhimit shumë serioz të kryetarëve të bashkive”, tha Rama.

Sipas tij “Dua të përmend Himarën, nuk e shoh kryetarin e bashkisë së Himarës, ka rëndësi se dua të përmend si histori suksesi dhe nuk do të çuditesha fare të mos ishte këtu sepse ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru publikisht, por shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm. I një zgjimi të befasishëm nga gjumi i kryetarit të bashkisë dhe i një pune që është pasqyrë për t’u marrë shembull nga të gjithë tanimë që tregon se sa e rëndësishme është kjo marrëdhënie dhe që secili të bëjë punën e vet”, deklaroi Rama.

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Kristjan Prenga sfidon kampionin Joshua, kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë boksierin shqiptar

Boks/ Kristjan Prenga sfidon kampionin Joshua, kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë boksierin shqiptar

22/07/2026
Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së? New York Post zbulon lëvizjet e dyshimta pas largimit të Guterres

Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së? New York Post zbulon lëvizjet e dyshimta pas largimit të Guterres

22/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al