• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Nuk kemi hequr dorë nga rritja e çmimit të energjisë, vetëm e shtymë me një muaj

01/10/2022
Rama: Nuk kemi hequr dorë nga rritja e çmimit të energjisë, vetëm e shtymë me një muaj

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka hequr dorë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kilovat, por vetëm se e ka shtyrë me një muaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se këtë vendim nuk e ka marrë nga presioni i qytetarëve apo opozitës, por mbi faktet dhe se në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimi.

Komentuesi: E dije si po vlonte tenxherja e zemërimit, ruajte qeverinë dhe zgjedhjet lokale.

Rama-komentuesit: As e para as e dyta nuk janë të vërteta, mbi të gjitha është e padrejtë për të mos thënë fyese. E para, nuk preken e nuk prekeshin e nuk do preken mbi 50% e mbi 94% në dhjetor, kjo është fantazi, nuk jam këtu për të treguar përralla se nuk ma lejon detyra e vetja. Mbaj përgjegjësi për ato që them e faktet janë fakte.

E dyta, nuk ka kryeministër në planet dhe ai më i keqi që të mos shfrytëzojë cdo lloj mundësie për të bërë më të mirën kur vjen puna tek prekja drejtpërdrejt e të përditshmes, që do të thotë që për asnjë arsye në botë, nuk do të thosha dicka që është e pavërtetë, se e vërteta do dilte shumë herë më shpejt se sa do ndihmonte mungesa e kujtesës lidhur me atë që u tha.

Nuk ka lidhje me asnjë tenxhere zemërimi e tenxhere grumbullimesh, por ka lidhje me një fakt që e shpjegova. Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë jo të heqim dorë.

Reshjet, që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe në Fierzë, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi. Këtë nevojë mund të vijojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar.

Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojën ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin, në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimi.

E pavërtetë që nuk janë shtuar burimet e energjisë. Ne kemi bërë një ndryshim të rëndësishëm në kontratat e bëra me hidrocentralet private që me detyrimin e marrë nga qeveria për parablereje, sot do ta conin shpenzimin e buxhetit, në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shtetit.

Duke qenë se i rinegociuam ato kontrata e vendosëm tavan, dhe përballë investitorëve e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve të tyre që na ulën në tavolinë e kundërshtonin e kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre e në kushtet e kësaj krize kemi një përfitim më të madh në raport me 300 milionë euro të kursyera në vit.

Related Posts

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al