• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turizmi në Përmet/Shifra të krahasueshme me vitin 2019, operatorët lokalë: Të vijojë edhe në dimër

02/10/2022
Turizmi në Përmet/Shifra të krahasueshme me vitin 2019, operatorët lokalë: Të vijojë edhe në dimër

Në Përmet turizmi i kësaj vere ishte i krahasueshëm me vitin 2019 për nga shifrat me një tendencë të zgjatjes së sezonit edhe për muajt e fundit të vjeshtës ndërsa bujtinat flasin për rezervime edhe në dimër.

Si destinacione të përshkuar nga Vjosa, Përmeti dhe Këlcyra kanë pasur gjatë kësaj vere në qendër të ofertës sportet e ujit por edhe ecjet në këmbë apo biçikleta, eksplorimin e kanioneve të Lengaricës, ngjitjen e shkëmbinjve apo udhëtimet me mjete jashtë rruge.

Operatorët lokalë flasin për ndryshim të profilit të klientëve, rritjen me gati 50% të vizitorëve shqiptarë por për një fluks spontan që u karakterizua nga prenotime të momentit të fundit. Problematikë madhore e këtij sezoni për ata që operojnë buzë Vjosës vijoi të mbetet ndotja plastike në lumë dhe në brigjet e tij.

Sezoni i verës së vitit 2022 shënoi kulmin e rezervimeve në bujtinat rurale në të gjithë territorin pranë Vjosës, në Peshtan, Ogdunan, Gostivisht, Ballaban, Buhal, Gravovë. Vizitorët këtë vit vijnë nga e gjithë bota me një tendencë në rritje të klientëve nga Europa Perëndimore dhe një zbehje të tregut të Lindjes.

Valentina që menaxhon një bujtinë në Peshtan thotë se ka vijuar të zgjerojë investimin për shkak të kërkesës në rritje të vizitorëve.

Përmeti vijon të vizitohet edhe për shijet lokale, salcën e shakullit, peshkun e lumit, mishin e gjahut, glikotë e frutave, rakinë dhe verën.

Përmeti dhe Këlcyra u vizituan këtë vit nga rreth 80 mijë vizitorë që rritën kohëqëndrimin e tyre me të paktën një ditë në raport me vitin e kaluar. Ky sezon nxori në pah edhe aspektet ende të brishta e të pakonsoliduara të turizmit në këtë zonë, si kapacitete pritëse dhe restorante të pamjaftueshme, mungesa të stafit,dhe guidave, mungesë informacioni dhe orientimi efektiv për të parandaluar aksidentet. Vetëm këtë verë të paktën në 5-6 raste turistë të huaj ngelën të bllokuar në kanionet e Lengaricës ndërsa eksploronin të paguiduar.

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protagonist absolut në merkato, pas Palestrës Chelsea mbyll marrëveshjen edhe me talentin anglez të Aston Villës

Protagonist absolut në merkato, pas Palestrës Chelsea mbyll marrëveshjen edhe me talentin anglez të Aston Villës

22/07/2026
Legjionarët/ Marash Kumbulla jashtë planeve të Gasperinit, 3 skuadra në La Liga në garë për mbrojtësin shqiptar

Legjionarët/ Marash Kumbulla jashtë planeve të Gasperinit, 3 skuadra në La Liga në garë për mbrojtësin shqiptar

22/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al