• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paralajmërimi i frikshëm i FMN: Më e keqja do të vijë

12/10/2022
Paralajmërimi i frikshëm i FMN: Më e keqja do të vijë

Një e treta e ekonomisë botërore mund të bjerë në recesion deri në vitin 2023, thuhet në parashikimin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Parashikimi është me notën më të dobët si asnjëherë më parë në rreth 20 vitet e fundit – me përjashtim të parashikimeve gjatë pandemisë dhe krizës botërore financiare.

Si arsye kryesore FMN përmend rritjen e vrullshme të çmimeve që pas sulmit rus ndaj Ukrainës, gjë që ka kufizuar dukshëm aftësinë blerëse. Ekonomia botërore ndodhet përpara sfidash gjigante, sepse inflacioni është më i zgjatur nga sa mendohej e edhe Kina po e humbet aftësinë blerëse. “Më e keqja pritet të vijë dhe shumë njerëz më 2023 do të kenë ndjesinë e një recesioni”, thotë ekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas.

Në përgjithësi FMN-ja e ka ulur sërish parashikimin për 2023. Sipas raportit të fundit ekonomia botërore do të rritet me vetëm 2,7 përqind, në korrik priten 2,9 përqind. Për vitin në vazhdim 2022 llogaritet një plus prej 3,2 përqind. Kundrejt vitit 2021 me një rritje 6,0 përqind, kuota aktuale është e zbehtë.

Rajonet më të rëndësishme ekonomike po dobësohenEuropa është veçanërisht e prekur nga lufta në Ukrainë. Çmimet e gazit që nga viti 2021 janë katërfishuar. Në SHBA konsumi nuk po i jep më impulse si zakonisht ekonomisë dhe në Kinë kanë efekt negativ kufizimet prej Coronës si dhe tensionet në tregun e imobiljeve.

Kur do të marrë fund inflacioni?

FMN parashikon që inflacioni ndërkohë në shumë vende është në nivelin më të lartë prej disa dekadashdhe në fund të 2022 do të arrijë kulmin. Por ai do të vazhdojë të mbetet në nivel dukshëm të lartë. Në mbarë botën çmimet e konsumit do të rriten me 8,8 përqind dhe në 2023 me rreth 6,5 përqind. Kësisoj parashikimet e deritanishme sërish do të korrigjohen me shifra në rritje. Më 2024 pritet një rritje e çmimeve me 4,1 përqind. Vendet në ekspansion dhe ato në zhvillim do të preken më rëndë se vendet e industrializuara. Për to forcimi i dollarit, aktualisht në nivelin më të lartë prej dy dekadash është një problem i madh.

Në fokus janë aktualisht edhe bankat e rezervave, që së fundi po përpiqen t’i rrisin ndjeshëm interesat për të arritur një zhvillim të qendrueshëm të çmimeve. Sipas FMN-së kjo politikë mund të ketë pasoja, sepse rritja e interesave mund t’i zerë frymën rritjes ekonomike, ndërsa ngurrimi për rritjen e interesave nuk mund ta frenojë inflacionin.

Ekonomia e Rusisë po tkurret më pak nga sa ishte menduar

Një tjetër rezultat i raportit vjetor është, se ekonomia ruse ndonëse do të ketë tkurrje sivjet dhe vitin e ardhshëm, rënia e saj do të jetë më e ulët nga sa ishte parashikuar. Sipas këtij raporti produkti bruto në vend i Rusisë më 2022 do të bjerë me 3,4 përqind dhe më 2023 me 2,3 përqind. Efekti i sanksioneve të Perëndimit ndihet pak në sektorin financiar të Rusisë. Edhe tregu i punës është rezistent, sipas FMN-së.

Ngadalësim në tri ekonomitë më të mëdha

Qysh përpara prezantimit të raportit vjetor shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, kishte bërë të qartë, se parashikimet për koniunkturën janë ulur. Edhe ajo thekson, se gjendja mund të përkeqësohet edhe më tej, përpara se të nisë përmirësimi. Në sfondin e luftës ruse në Ukrainë dhe të pandemisë pasiguria është ekstremisht e lartë. Mund të ketë më shumë shok ekonomik. “Ne shohim ngadalësim në tri ekonomitë më të rëndësishme në botë”, tërhoqi vëmendjen Georgieva në hapje të mbledhjes vjetore të Bankës Botërore në Uashington. Dobësimi i rritjes ekonomike në SHBA, Kinë dhe në Eurozonë ka pasoja të ndjeshme ndaj ekonomisë botërore./dw/

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshim kursi, Argjentina i beson Scaloni-t, gati kontrata e re – Balkanweb.com – News24

Ndryshim kursi, Argjentina i beson Scaloni-t, gati kontrata e re – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
Jetojnë në një tjetër galaktikë – Balkanweb.com – News24

“Luftë” totale, Tebas i përgjigjet Realit: Jetojnë në një tjetër galaktikë

23/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al