• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Në Shqipëri s’ka plazhe të sigurt”, Zhupa përplaset me Kumbaron. Përgjigjet ministrja: Ky ishte viti më i mirë në turizëm. Mos e përdorni foltoren si shtëpi njoftimesh funerale

13/10/2022
“Në Shqipëri s’ka plazhe të sigurt”, Zhupa përplaset me Kumbaron. Përgjigjet ministrja: Ky ishte viti më i mirë në turizëm. Mos e përdorni foltoren si shtëpi njoftimesh funerale

Pasi Ina Zhupa renditi raste të mbytjeve në plazhe, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro iu përgjigj duke i thënë se Foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale. Duke iu referuar situatës në plazhe, Kumbaro e zhvendosi vëmendjen tek fluksi i turistëve dhe duke marrë shembull Sarandën, u shpreh se ka pasur rezervime edhe gjatë muajit shtator nga të huajt.

“Kjo foltore s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është destinacion i sugjeruar, i përmendur edhe në artikuj të mediave të huaja. Saranda është rasti tipik kur sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por vijon me shtatorin. Ka pasur mbi 32 mijë turistë vetëm në shtator. Origjina e turistëve për shtatorin është e larmishme. Operatorët turistik e cilësojnë se ky shtator është më i miri për numrin e turistëve. Sot vlerësohet rikthimi i turistëve nga Europa qendrore. Pas një pause 3 vjecare kemi rikthim të turistëve nordik. Edhe Gjirokastra fitoi nga një fluks i ri turistësh. Këtë verë u rikonstruktuan të gjitha pikat e informacionit turistik. Vetëm në Sarandë, 80 inspektime në 2 muaj e pikut. Brenda në qytet kanë qenë plazhet publike model si nga pastërtia e shërbimeve vrojtuese.Kemi nisur punën për sezonin e ardhshëm. Punët e mira fillojnë në mëngjes thotë populli. Të flasësh për turizmin do të duheshin shumë më tepër seanca se këtë vit, turizmi jo vetëm ka qenë më i mirë se cdo vit”, tha Kumbaro.

Në interpelancën që ka kërkuar për ministren e Turizmit, deputetja e PD, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin e situatës në plazhe duke thënë se nuk do të duhej të bënte këtë diskutim nëse Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen pas të gjitha ngjarjeve të ndodhura sezonin që kaloi.

Sipas Zhupës, në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të sigurt që plotëson kriteret, mes të cilave përmend pastërtinë, ujin e testuar, shërbim mbikëqyrje shpëtimi apo pastrim të mbeturinave.

“Dua ta falenderoj Kumbaron që ka zgjedhur të vijë e pamaskuar sic bënte inspektimet në plazhe. Vendi ynë është i bekuar nga natyra dhe njerëz shumë punëtorë, por i mallkuar nga qeveritarë që nu ki kryejnë detyrat e tyre. Mjafton që t’ju kujtoj ngjarjet e hidhura që ndodhën gjatë sezonit turistik, mjafton një google i thjesht që të shihni si mbytet i mituri, mbytet djali i dytë, mbytet 40-vjecarja etj. A ka përgjegjësi Ministrja për këto? Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë. A kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro. Në një shtet tjetër do isha duke bërë interpelancë me minister tjetër se Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja është përgjegjëse për dhënien e licensave për stacionet e mjeteve, për rrethimin e perimetrit. Nëse do ishin kryer këto, a mendoni se do ishte kryer ajo tragjedi?

Ministrja shkonte natën në Durrës për të inspektuar plehrat, ndërsa ditën lëngonte nga plehrat. Dua t’ju tregoj një skemë. Pikat blu janë plazhet e sigurta dhe Shqipëria nuk ka asnjë të certifikuar në flamurin blu. Nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe që plotëson kriteret.

Plazhi duhet të ketë ujë të testuar çdo javë për pastërti, duhet të ketë hartë me objektet ekzistuese, mbeturinat mblidhen dhe rëra pastrohet, ka shërbim mbikëqyrje e shpëtimi, ka ndihmë emergjente, nuk ka transport motorik në plazh. Janë 32 kritere. Të na thotë vetë për problematikat dhe ecurinë e sezonit turistik të këtij viti”, tha Zhupa.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al