Një person i katërt është arrestuar në lidhje me përdhunimin dhe tutrimin e një vajze 12-vjeçare nga lagjja e Athinës, Kolonos. Një deklaratë e policisë tha se një 36-vjeçar u arrestua me urdhër, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me vajzën me pagesë. Ai akuzohet se ka krijuar kontakt përmes një aplikacioni për bisedë në internet dhe ka takuar vajzën në lagjen Sepolia. Burri u arrestua të shtunën pasdite dhe pritet të dalë para prokurorisë.
Burime policore kanë thënë për “Kathimerinin” se janë identifikuar edhe persona të tjerë që janë interesuar për seks me 12-vjeçaren. Tutori i saj, Ilias Michos, 53 vjeç, i cili kishte postuar foto të vajzës së re në internet, kishte marrë mbi 200 mesazhe nga klientët e mundshëm.
Ngjarja u zbulua disa ditë më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka pvrdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma tv ndryshme parash në këmbim të heshtjes.









