• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama në Përmet: Jemi në të gdhirë të një dite të re. Ka akoma shumë për të bërë

18/10/2022
Rama në Përmet: Jemi në të gdhirë të një dite të re. Ka akoma shumë për të bërë

Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme zhvilloi një takim me qytetarët e Përmetit. Në fokus të diskutimeve ishin investimet e qeverisë në bashkinë e Përmetit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se ka qenë një punë e mirë dhe e lavdërueshme ajo që është bërë, falë lidershipit të bashkisë dhe sidomos mbështetjes së vazhdueshme së ministres Kumbaro.

Rama: Sot situata nuk është rozë, por padiskutim si në çdo gjë tjetër në këtë moment, po ta krahasojmë me nga u nis puna, është si dita me natën. Po ta krahasojmë me çfarë duhet të bëjmë akoma, jemi në të gdhirë të një dite të re. Ka akoma shumë për të bërë. Ne dimë se ku po ecim dhe e dimë se ku duhet të shkojmë. Ajo për të cilën dua të flas nuk është thjesht Përmeti, por një kontekst më i gjerë.

Kryeministri u ndal edhe te pasojat që ka sjellë lufta Rusi-Ukrainë për gjithë botën.

Rama: Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm, ndërkohë që mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz. E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjell bomba, vrasje dhe plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë. Ajo që ne nuk mund të bëjmë dot, është të ndalojmë luftën, ta eleminojmë inflacionin e luftës. Por nga ana tjetër ajo që ne nuk mund të shmangim është përgjegjësia për të lehtësuar sa të mundim këtë barë që rëndon mbi të gjithë, si një flamë që i prek të gjithë dhe përditë. Sot ende në Shqipëri nuk është rritur asnjë qindarkë çmimi i energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël. Por ai konsum që vazhdon për gjithë nevojat e jetës së përditshme kushton shumë herë më tepër se çfarë familjet dhe bizneset paguajnë. Atë e mbulojmë ne, buxheti i shtetit.

Kryeministri theksoi se qeveria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë familjet, duke mos ia faturuar çmimin e rritur të energjisë.

Related Posts

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026
Kryesore

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi
Kryesore

U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi

25/07/2026
Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al