• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksioni në kufi, si punonjësit grekë lejonin shqiptarët me ndalim hyrje të kalonin kufirin për 600 euro

19/10/2022
Pesë persona në Greqi rrahin keq shqiptarin me shkopinj druri, në gjendje të rëndë në spital

Detaje kanë dalë nga arrestimi i disa punonjësve në doganën greko-shqiptare të Kapshticës. Ekathimerini shkruan se shtatë policë grekë të rangut të ulët akuzohen se kanë marrë ryshfet nga 100 deri në 600 euro për të lejuar hyrjen dhe daljen e shtetasve shqiptarë nga Greqia, edhe pse ndaj tyre kishte vendime ndalimi të hyrjes në fuqi për shkelje si trafiku i drogës.

Hetimi nisi pas një urdhri të prokurorisë së qytetit verior të Greqisë, Kastoria, pas një hetimi të kryer nga Autoriteti Portual i Patrës. Ekzistenca e korrupsiopnit u konfirmua pasi u hoqën kufizimet e privatësisë në celularët e oficerëve në fjalë. Të përfshirë në këtë grup ishin dhe dy persona të tjerë, i pari pronar i një lokali në afërsi të doganës kufitare dhe i dyti punonjës privat.

Autoritetet po ndjekin penalisht edhe tre taksistë, të cilët morën pasaportat nga shtetas shqiptarë dhe ia transferuan ato oficerëve të policisë në Krystallopigi, ku u vulosën. Sipas hetimeve të Shërbimit të Punëve të Brendshme, grupi dyshohet se ka qenë aktiv që nga viti 2020. Gjatë kësaj kohe, punonjësit e policisë janë përfshirë në 77 raste të dhënies së dokumenteve false. Ata vendosin vulën hyrëse-dalëse në dokumentet e udhëtimit të shtetasve shqiptarë, duke i lejuar ata të vazhdojnë udhëtimin.

Taksistët, përveç dorëzimit të pasaportave, vepronin edhe si grumbullues të dokumenteve të falsifikuara. Nga survejimi i telefonave u zbulua se falsifikimi i pasaportave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pasi në atë kohë kishte shumë pak oficerë të uniformuar në shërbim.

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E bujshme/ Presidenti i CONMEBOL: Botërori 2030 do të jetë me 64 ekipe

E bujshme/ Presidenti i CONMEBOL: Botërori 2030 do të jetë me 64 ekipe

21/07/2026
Zidane në stol, nis epokë e re te Franca

Zidane në stol, nis epokë e re te Franca

21/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al