• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkrimtari Odise Kote promovon “Amerikanin”, romani i frymëzuar nga historia e trishtë e violinistit gjirokastrit Polo Xhori (FOTO)

20/10/2022
Shkrimtari Odise Kote promovon “Amerikanin”, romani i frymëzuar nga historia e trishtë e violinistit gjirokastrit Polo Xhori (FOTO)

Shkrimtari i njohur gjirokastrit Odise Kote, promovoi sot në Tiranë romanin e tij të fundit “Amerikani”. Në Muzeun Kombëtar ishin mbledhur për këtë event autorë të ndryshëm, studiues, gazetarë, miq e të ftuar të shkrimtarit. Në fjalën para të pranishmëve, Odise Kote tha se ka pritur gati 30 vjet për të shkruar këtë roman, ngacmimin për të cilin e ka marrë pikërisht në Gjirokastër nga historia e violinistit të shquar Polo Xhori, i cili ka përjetuar një kalvar të gjatë persekutimi nga regjimi komunist.

“Në thelb unë mendoj se edhe lufta politike edhe regjimet nuk janë gjë tjetër veçse beteja dhe konflikte midis kulturave, midis qytetërimeve. Në këtë kontekst e kam parë të gjithë historinë e romanit.  Sigurisht që romani është fiction. I ka të gjitha stilet e shkrimit. Mua më është dashur të kaloj sa nga njëra kohë në tjetrën, për të dhënë të gjithë atë lëndë që do të përbënte romanin. Duke qenë se vij nga gazetaria, mendova që narrative ime të mos ishte një narrativë e stërgjatur, e lodhshme”, u shpreh Kote.

Në vijim të fjalës, shkrimtari shtoi gjithashtu se strukturimi i romanit është bërë duke kaluar nga errësira në dritë.

“Të gjithë personazhet janë kundërthënës me njëri-tjetrin. Dhe nëse unë e kam zhvilluar teatrin e këtij romani në Gjirokastër, kjo vjen për shkakun se Gjirokastra është një qytet që i ka rrafshuar mitin, legjendën, të vërtetën, ngjarjen, faktin, të sotmen, të asaj që do të ndodhë pas 100 vjetësh, 200 vjetësh e me radhë. Kjo ta jep të gjithë atë luks që të operosh shumë mirë në pikëpamje të strukturimit të romanit, për të dhënë ato mesazhe që duhet të themi”, theksoi Odise Kote.

Teksa përshkruan përpjekjet e personazhit kryesor të romanit, Nelson (Nelo) Andrea për të ruajtur shpirtin e tij artistik ndonëse ishte dënuar me 23 vite burgim, Odise Kote shkruan:

 “Lahet, ushqehet, vesh jelekun dhe këmishën e bardhë me jaka të larta dhe zbret në kube. Kubeja ishte kisha e tij, ajo kishë si e At Artur Liolinit atje në Boston. Kubeja dhe interpretimi në violinë janë instrumentet që e shndrrojnë Nelo Andrean shqiptar, një varrmihës komunaleje në Nelson Andrean amerikan”. 

Gjatë promovimit të librit folën dhe diskutuan mbi veprën, Irena Toçi, botuese e “Toena”, Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit, Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Diana Çuli, shkrimtare dhe Behar Gjoka, kritik dhe studiues letrar. Libri ka dalë në shitje në të gjitha libraritë e vendit. ©argjiroja.net

Related Posts

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

30/10/2026
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)
Kryesore

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, ja sa do të paguajnë shoferët nga sot

30/10/2026
Reagon Presidenti Begaj: Dhuna s’është mjet i pakënaqësisë, zyra ime e hapur për dialog
Kryesore

Presidenti dekreton datën, zgjedhjet lokale më 9 maj 2027

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

30/10/2026
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, ja sa do të paguajnë shoferët nga sot

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al