• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Video e Ramës në Dropull për Mitsotakis “tërbon” OMONIAN: Iu drejtove kryeministrit grek ‘qirje’ me qëllim për ta fyer! Do marrësh përgjigjen që meriton

20/10/2022
Rama video-selfie nga Dropulli për Kryeministrin e Greqisë: Ti thjesht hajde, punën duhet ta bëj të gjithë unë (VIDEO)

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas një video të bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë në Dropull. Rama videon do t’ia dërgonte homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis. Në video, Rama me nota humori i drejtohet kryeministrit grek ‘qirje Kyriakos’, që në greqisht do të thotë zoti Kyriakos.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2022/10/bandicam-2022-10-19-17-18-27-034.mp4

“Unë greqisht nuk di, por di këto kala. Do bëjmë një video selfie që do ia çojmë qirje Kyriakos në Athinë, por do e bëjmë me kryetrarin e bashkisë se unë s’di ta bëj këtë”, tha Rama.

Pas kësaj video të kryeministrit Rama, OMONIA ka reaguar ashpër duke dënuar fjalët e kryeministrit. OMONIA shprehet se ajo që bëri Rama janë lojëra fjlaësh me nënkuptime negative dhe janë përdorur sipas tyre me qëllim që të ofendojë kryeministrin Mitsotakis, ndërsa ishte në prani të minoritetit grek. OMONIA shkruan se do i japin kryeministrit Rama përgjigjen që meriton.

“Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen Kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish! Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë! Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

Kryeministri i Shqipërisë duke shndërruar në thelb në shesh xhirimi të veprës së tij sureale, me një akt dhe një aktor (one shoë men), duke patur spektatorë të pavullnetshëm dhe jo-interaktivë, të cilët i kishin përzgjedhur me kujdes shërbëtorët oborrtarë, shumë larg pulsit real të Minoritetit Etnik Grek, ligjëroi dje në Derviçian për çmimin e druve të zjarrit!!! Natyrisht ishte koshient për ambientin shoqëror ku ndodhej. Dhe aty ishte vendi përshtatshëm të përgjigjej për sa është kryes në kuptimin juridik të fjalës dhe për sa nuk ka kryer duke krijuar vakuum dhe precedent historik negativ përsa i përket të drejtave dhe gjendjes së komunitetit Helenik autokton.

Zgjodhi praktikën e njohur që thotë se liderë arrogantë dhe regjime autokratike venë themelet e politikës së tyre mbi bazën e represionit dhe manipulimit të minoriteteve etnike dhe pikërisht në atë pikë edhe mbyllin ciklin e tyre politik. Në këtë obskurantizëm të thellë të ditëve të fundit ndodhet Rama dhe bashkë me të klika edhe e lakejve të caktuar të regjimit, me origjinë Helenike. Është e lehtë demagogjia e “liderit” mbi çështje të subvencioneve prej 200 Euro në vit për bujqit dhe blegtorë.

Por ama shumë e vështirë t’u përgjigjet Raportit denoncues të Komisionit BE për situatën politike në Shqipëri të krijuar me përgjegjësi të Qeverisë së z. Rama. Shumë më e vështirë ndërkaq relacioneve respektive të Këshillit të Europës për Minoritetin Etnik Grek dhe gjendjen që ajo përjeton si rezultat i ndrydhjes që ushtron pushteti dhe regjimi i Ramës. Është i ngrysur thellë së bashku me klikën e oborrtarëve që realizojnë video-live me të, nëse kujton se përcolli për gjumë Helenizmin. Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen Kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish! Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë! Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton.

Related Posts

Kryesore

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi
Kryesore

U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi

25/07/2026
Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi

U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi

25/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al