Argjirolajm.net ka mësuar emrin e autorit të plagosjes në Sarandë. Mësohet se autori i ngjarjes është Ermir Shabanaj, 37-vjeç. Policia është ende në kërkim të tij, pasi ka plagosur 35-vjeçarin Besmir Uka. Ermir Shabanaj rezulton me precedent të mëparshëm penal. Më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.