Nëna e politikanit të ndjerë Sokol Olldashi, Kozeta Mamaqi ka bërë një dedikim prekës për djalin e saj. Me anë të një postimi në Facebook, Mamaqi shkruan se që i vogël ka provuar shumë dhimbje, ndërkohë që ikja e tij ja ka lënë shpirtin të vrarë.
Postimi i Plotë:
Shpirti im , gjithshka e parandjeve, sepse e njihje jeten gjer ne kapilare. E njohe te miren dhe te keqen qe kur ishe filiz dhe ndjeve e provove aqe shume dhimbje … Ike per te me lene mua me shpirt te vrare e mall pafund per ty, i miri im…Sa mall shpirt…Ike per te mos u kthyer, ndersa une pres, pres , pres…Te dua shume…!
Olldashi ndërroi jetë më 20 nëntor të vitit 2013 pas një aksidenti të ndodhur në orën 21:20 në Krrabë të Tiranës. Makina e deputetit përfundoi në humnerë, në afërsi të vendit të quajtur Lapidari në Krrabë.









