• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fasha 800 KwH e energjisë nuk do të aplikohet as në nëntor, por kursimi vazhdon

31/10/2022
Qeveria “fik poçat”, kush punon në shtet të mbajë kondicionerin nën 21 gradë gjatë dimrit! Pas orës 22:00 ndërpritet ndriçimi i jashtëm i godinave

Qeveria shqiptare ka vendosur që fasha 800 KwH e energjisë elektrike të mos aplikohet as në muajin nëntor. Këtë lajm e ka dhënë sot kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa është pyetur nga gazetarët në Kryesinë e Kuvendit.

Ashtu siç bëri në muajin tetor, sepse fasha ishte parashikuar të aplikohej më 1 tetor 2022, qeveria ka vendosur që kjo masë të pezullohet për muajin e dytë radhazi. Balla tha se pavarësisht vendimit të mëparshëm, ERE është njoftuar për pezullimin e vendimit.

“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të miradministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, u shpreh socialisti.

Çfarë do të ndodhte nëse do të aplikohej fasha 800 KwH?

Nëse një familje harxhon deri në 800 KwH energji elektrike, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, nuk do të ketë tarifim shtesë. Por, nëse sasia e korentit e konsumuar e kapërcen këtë fashë, atëherë çdo kilovat mbi 800-ën, do të paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë.

Për shembull, nëse një familje do të konsumojë 900 kwh në muaj, pagesa finale mujore do të jetë 11,800 lekë, nga 8,550 lekë që ishte më parë, ose 38% më shumë, pasi vetëm për 100 KW shtesë, familja do të paguajë 4,200 lekë.

Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore. Nëse konsumi shkon 1000 kw, fatura totale do të jetë 20.2 mijë lekë, nga 10.4 mijë lekë që ishte më parë, ose gati dyfish. Për shtesën prej 300 KW do të paguhet 12.6 mijë lekë.

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

350 kg kanabis që u kapën në Kakavijë, pronari i kamionit shpallet në kërkim

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Martesë apo shaka? Reagimi i nënës së Zendaya-s ndez rrjetin

Martesë apo shaka? Reagimi i nënës së Zendaya-s ndez rrjetin

03/03/2026
Ice Spice tregon të vërtetën pas humbjes në peshë: Ishte depresioni!

Ice Spice tregon të vërtetën pas humbjes në peshë: Ishte depresioni!

03/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al