Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, në rrugën nacionale pranë rrethrrotullimit të lagjes “Punëtori”. Argjirolajm.net mëson se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Më konkretisht një makinë tip “Benz” me një furgon të linjës Gjirokastër-Kakavijë. Fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz, por vetëm për të plagosur dhe dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Argjirolajm.net sjell pamje nga vendi i ngjarjes.










