Me Nevil Deden në krye, Egnatia është tjetër nivel për Abissnet Superioren. Janë 16 ndeshje me Deden në stol, që nga edicioni i kaluar, ku regjistrohen plot 13 fitore në kampionat. Një statistikë e rrallë për kampionatin shqiptar ku diferencat janë të vogla.
Teuta, Elbasani dhe Dinamo ia kanë dalë që të provojnë fitore përballë kampionëve të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe. Pas fitimit të titullit kampion me vetëm një muaj punë, Dede po thyen edhe rekordet e Edlir Tetovës.
Fillimisht ia doli që të kualifikojë rrogozhinasit në Europë, ndërsa tashmë ka një ecuri fantastike në kampionat. Asnjëherë tjetër, Egnatia nuk ka regjistruar 27 pikë pas 11 javësh. Vendi i dytë që mbahet nga Teuta e Tetovës qëndron 7 pikë prapa.
Plot 9 fitore në 11 javë tregojnë ndryshimin e Egnatias me ekipet e tjera. Këtu duke marrë parasysh, që rrogozhinasit janë të vetmit që kanë mendjen edhe tek Europa.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









