• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush është ministrja britanike që i ka shpallur ‘luftë’ shqiptarëve?

07/11/2022
Kush është ministrja britanike që i ka shpallur ‘luftë’ shqiptarëve?

Në Shqipëri, gjatë javëve të fundit, emri i Suella Braverman, sekretares britanike për Punët e Brendshme, është lakuar ndoshta më shumë herë se sa pjesa më e madhe e politikanëve në vetë tokën shqiptare.

Por, pakkush e njeh plotësisht figurën e saj, një vajzë e dy emigrantëve nga Kenya dhe ishujt Mauritius, e cila ka mbajtur qëndrim të qartë pro-Brexit, ka qenë avokatja kryesore e Qeverisë në vitet e fundit si edhe tashmë, i ka shpallur “luftë” emigrantëve shqiptarë, të cilët kalojnë kanalin e La Manche, në kërkim të një jetese të ndryshme përtej brigjeve kontinentale.

Emri i saj i vërtetë, është në fakt Sue-Ellen Cassiana “Braverman” Fernandes, por shkurtimisht njihet si Suella dhe ka lindur më 3 prill 1980 në Harrow të Londrës.

Vajzë e dy emigrantëve të ardhur në Britani në vitin 1960 për një jetë më të mirë, rrënjët politike Suella do t’i merrte nga e ëma, e cila ishte infermiere dhe pati garuar për të qenë deputete në Parlamentin britanik, por pa ia arritur.

42-vjeçarja, besimtare budiste, pas edukimit të marrë në Cambridge për drejtësi dhe kualifikimeve shkencore në Paris dhe New York, vendosi të garojë në vitin 2015 për një mandat parlamentar, të cilin e fitoi në zonën e Fareham, duke u bërë deputete.

Deri në atë kohë, eksperienca e saj ishte në profile të ulëta politike, duke u angazhuar si këshilltare ligjore në disa ministri.

Me ardhjen në tryezën e madhe të deputetëve, Braverman filloi të merrte zë, mbi të gjitha mbi çështjen e Brexit, për të cilën ajo ishte mbështetëse e fortë.

Më pas, me ardhjen e Boris Johnson në krye të konservatorëve dhe Qeverisë, ajo u bë këshilltarja kryesore e Qeverisë në çështjet ligjore.

Me rënien e Johnson dhe tërheqjen e tij nga posti, Suella kërkoi të futej në garën e konservatorëve për kryetare të partisë, por nuk arriti të kualifikohej në duelin final mes Liz Truss dhe Rishi Sunak.

Pavarësisht kësaj, pas fitores së Truss, Braverman u shpërblye me postin e sekretares për Punët e Brendshme, të cilin e mbajti nga 6 shtatori 2022 deri më 19 tetor 2022, kur edhe u tërhoq, nën pretendimin se kishte thyer kodin e brendshëm ministror, pasi kishte dërguar disa email-e nga provili i saj privat, për të lobuar për vota mbi një projektligj (gjë e palejuar në Britani).

Dorëheqja e saj do të çonte edhe në rrëzimin e Qeverisë së Truss, e cila u tërhoq nga detyra si kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Britanisë, me 45 ditë.

Por, kur u mendua se edhe për Braverman gjithçka kishte përfunduar në aspektin ministror, me ardhjen e Rishi Sunak në pushtet, vetëm një javë më pas, ajo u rikthye në post, duke ngjallur edhe dyshime për një ujdi mes të dyve, për të rrëzuar Truss nga pushteti dhe për t’u ngritur Sunak.

Tashmë, çështja kryesore me të cilën ajo po përballet është fluksi i emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe (i shtuar vitet e fundit), ku disa komente denigruese ndaj figurës së shqiptarëve, në kufijtë e përbaltjes, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, përfshi edhe një deklaratë të ashpër nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e quajti të papranueshme terminologjinë e përdorur nga Braverman për shqiptarët, të etiketuar si “pushtues”.

Në mes të gjithë kësaj çështjeje, Braverman vijon të mbajë të njëjtin qëndrim dhe një vizitë e saj në Shqipëri, është e pritshme në javën e ardhshme

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026
Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al