• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreshnik Spahiu: Ishte protestë apo funeral?

15/11/2022
Kreshnik Spahiu: Ishte protestë apo funeral?

Nga Kreshnik Spahiu

Protesta e Partisë Demokratike ishte më e veçanta në historinë politike në 32 vitet e fundit:

– jo nga pjesëmarrja,

– jo nga fjalimet,

– jo nga formati,

– jo nga kauza,

– jo nga kohë-zgjatja,

Thjesht, ishte historike sepse dukej:

– më e trishta

– më e qeta

– më e vdekura

– më e zbehta

– më pesimistja

Thjesht dhe troç ajo kishte zero entuziasëm.

Kam ndjekur çdo protestë nga 8 dhjetori 1990 dhe deri më 12 nëntor, por kurrë s’më është dukur turma e mijëra demokrateve aq pesimiste dhe indiferente.

E gjitha i përngjante një ndeshje futbolli ku tifozët shikojnë lojën thjesht për kuriozitet, por jo për fitore sepse e dinë rezultatin para se të fillojë ndeshja që do humbasin 0 me 6.

Vetëm kur tifozët e dinë humbjen ata shkojnë të qetë pa thirrje dhe janë spektatorë.

Nuk i kamë parë kurrë kaq të mbaruar, të lodhur dhe të trishtuar protestuesit e zjarrtë dhe militantët që e duan me aq zemër atë parti.

Ata nuk kanë qenë kurrë aq të qetë dhe të zbehtë:

– as kur u vra babi i Rudinës, Azem Hajdari,

– as kur Shqipëria u dogj nga rebelimi i 97,

– as kur protestohej kundër ambasadores amerikane Mariza Lino,

– as kur humbëm zgjedhjet në 2001,

– as kur dha dorëheqjen Sali Berisha,

– as kur rriheshin me njëri-tjetrin në oborrin e partisë.

Ata protestues kishin një dilemë të madhe. Ndoshta ju mungonte lideri, ndoshta ju mungonte kauza, ndoshta ju mungonte shpresa, ndoshta ju mungonte besimi.

Fundja çfarë do bënin përveç se të thërrisnin:

“Poshtë Amerika, Rroftë Monika”

Tribuna ishte plot me komuniste që premtonin revolucionin, por e shtynë atë pas Kampionatit Botëror të futbollit, pas gjelit deri dhe Vitit të Ri, duke u tallur sërish me demokratët.

Ata kishin udhëtuar 6 orë me makina duke ardhur nga fshatrat, por atje i priste zjarrfikësi i protestave.

Nuk ishte Lulzim Basha, por mentori i tij Sali Berisha, ai që premtoi se revolucioni i Foltores nuk do flejë gjumë si Basha, por çuditërisht protesta e tij ishte e pakrahasueshme me protestat e Lulzimit sepse:

– Kishte më pak protestues,

– Kishte më pak entuziasëm,

– Kishte më pak forcë dhe goditje,

– Kishte më pak zjarr,

– Kishte pak kohë dhe orë në funksion të kauzës.

Pyetja shtrohet kush e fiku zjarrin e protestës?

Askush, thjesht nuk kishte zjarr sepse ajo nuk ngrohte askënd.

Kishin dalë me mijëra dhe ishte plot me njerëz, por ata kishin dalë për një vaki popullore sepse xhenazen e kishin në tribunë, prandaj ajo nuk ishte protestë, por funeral me dy kufoma politike pa arkivol.

Related Posts

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025
Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit
Kryesore

Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit

18/12/2025
Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve
Kryesore

Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve

18/12/2025
Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Selena Gomez: Viti që kaloi ishte më i bukuri i jetës sime

Selena Gomez sqaron fansat: Ja pse zëri im nuk është më si më parë

18/12/2025
Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al