• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Dule: Do dalim me kandidatët tanë në Dropull, Finiq dhe Himarë

24/11/2022

Partitë të vogla opozitare duket se nuk do të jenë pjesë e primareve që Sali Berisha ka nisur, por do të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet vendore të 2023.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule duke folur në Report Tv konfirmoi se në të paktën 3 Bashki, në Dropull, Finiq dhe Himarë, PBDNJ do të dalë me kandidatin e saj, pasi është i bindur se ka shanse të mjaftueshme për të fituar.

E në një kohë kur Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë në 2 pjesë, ajo e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, Dule preferon të mos pozicionohet në asnjë palë, por thekson se do të kërkojë mbështetjen nga të dyja palët, pa asnjë dallim, pasi po bëhet me qëllimin e përbashkët për të fituar përballë socialistëve. Për këtë thotë se ka dakordësi edhe me Dashamir Shehin e LZHK, Fatmir Mediun e PR, Agron Duka PAA dhe Nard Ndoka, PDK.

“Do arrihet në një marrëveshje kuadër që një të mbështesë kandidaturën e një forcë tjetër në bashki që kanë veçori të caktuara që favorizojnë njërën ose tjetër. Ne kemi influencë në 3 bashki dhe do kërkojmë forcave të tjera të opozitës pa dallim, nuk mund ‘i drejtohet njërit, dhe jo tjetrit, dhe ke detyrimin që të japësh mbështetje dhe në ato Bashki që nuk ke pretendim. Mbështetjen duhet t’ia japësh atij që ka influencën më të madhe.

Do dalim me kandidatë tanë në Bashkinë e Finiqit, Dropull dhe Himarë, tradicionalisht, jemi forcë e parë nëpërmjet forcave opozitare dhe për rrjedhojë logjika është që të kemi mbështetjen e të gjitha forcave të tjera politike dhe këtu nuk mund të bësh dallimin. Kemi marrë kontakte me Dashamir Shehin, Agron Duka, Fatmir Mediun si edhe Nard Ndoka, jemi duke koordinuar dhe besoj se do kemi një qëndrim të unifikuar në kuadrin e opozitës në masën më të madhe të mundshme të unifikuar”, tha Dule.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24

Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al