• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbante 2 mln lekë në shtëpi, i moshuari që u vra në Mallakastër ishte grabitur 6 muaj më parë

30/11/2022
Mbante 2 mln lekë në shtëpi, i moshuari që u vra në Mallakastër ishte grabitur 6 muaj më parë

I moshuri Çaush Shehaj, ndodhej në gjumë kur në datën 19 nëntor 2022 është sulmuar dhe goditur disa herë me shtratin e automatikut, duke i shkaktuar plagë, të cilat i kanë sjellë vdekjen në ambjentet e spitalit të Fierit.

Kjo ishte hera e dytë që banesa e Shehaj, sulmohej për tu grabitur, pasi rreth 6 muaj më parë, persona të maskuar kishin hyrë në banesën e tij, duke marë prej andej një shumë të vogël financiare dhe armën e gjahut çifte, që 89-vjeçari e posedonte me leje nga policia. I moshuari mbante në banesë një shumë prej 2 milion lekë dhe për këtë gjë është porositur dhe nga nipi i tij, që të largonte nga banesa sasinë e parave.

Nisur nga kjo këshillë, Çaush Shehaj, i ka larguar lekët nga shtëpia duke ja dhënë në ruajtje krushkut të vet. Por 6 muaj nga grabitja e parë, sërish dyshohet se personat e njëjtë që kanë marë pjesë në sulmin e dytë, janë 3 personat e arrestuar një javë më parë.

Për këtë ngjarje policia dhe prokuroria e Fierit kanë identifikuar si autor të krimit Ervis Halimin, Musa Gudon dhe Fiorildo Çepele.

Mesnatën e 19 nëntorit 2022, këta persona kanë pasur role të ndara, ku Çepele ka qëndruar shofer në makinën e tyre “Benz-Mercedes” dhe dy shokët e tij të tjerë kanë hyrë të armatosur, në banesën e të moshuarit.

Para se të kryenin krimin e rëndë, tre personat së bashku me të dashurën e Musa Gudos, kanë darkuar në një restorant në fshatin Portëz.

Mandej Halimi, Gudo dhe Çepele, kanë vënë në zbatim planin e sulmit për të grabitur banesën e Çaush Shehaj.

Ky i fundit ndodhej në gjumë kur është goditur mizorisht, ndërsa dy personat Ervis Halimi dhe Musa Gudo, i kërkonin se ku i kishte fshehur paratë e mandej e kanë lidhur në fytyrë me qese.

Për shkak të kësaj situate, i moshuari ka humbur ndjenjat ndërsa banorët e fshatit e kanë gjendur në mëngjes me shenja jete, duke e transportuar me urgjencë në spital.

Prokurori i çështjes, Petrit Vukaj së bashku me dy oficerë kanë shkuar në ambjentet e spitalit të Fierit, ku janë përpjekur të marrin dëshminë e Shehaj.

Për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore, Shehaj me vështirësi dhe duke belbëzuar ka pohuar se:“…ishte në gjumë me gruan e tij në shtëpi, dhe rreth orës 02:00 të natës, ka hyrë në banese një person djalë i ri, me maskë në fytyrë, me armë automatik në dorë, i cili e ka goditur disa herë në kokë, trup me armë, duke i thënë lekët, lekët, ku i ke fshehur.

Ai kontrolloi dhomën mori disa lekë të vogla dhe iku. Ai nuk e njohu kush ishte pasi ishte me maskë në fytyrë…”.

Në dosjen hetimore thuhet se: ”…i moshuari Çaush Shehaj, belbëzonte dhe iu vu maska në fytyrë për frymëmarrje, pasi gjëndja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe u kërkua edhe nga ana e mjekëve, të lihej i qetë…”.

Pas disa orësh 89-vjeçari ka ndërruar jetë në ambjentet e spitalit të Fierit./ Ora News

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24

Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al