• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria po zbrazet, këtë vit ikën në BE dhe Britani mbi 15 mijë shqiptarë

19/12/2022
Shqipëria po zbrazet, 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

Numri i shqiptareve që aplikojnë si azilkërkues në Britaninë e Madhe po rritet me shpejtësi këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në tremujorin e tretë të këtij viti numri i azilkërkuesve nga Shqipëria pothuajse u dyfishua në raport me 6 mujorin e parë ku kishin kërkuar azil rreth 7 mijë shtetas shqiptarë. Në të gjithë 9 mujorin e këtij viti Britania e Madhe ka regjistruar 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve ishin nga Shqipëria. Disa zona të Veriut të Shqipërisë po boshatisen më shpejtësi kryesisht qarku i Kukësit i cili ka lidhje të forta me emigracionin në Britani.

Më shumë se gjysma e azilkërkuesve nga Shqipëria hynë në territorin britanik me gomone nga Franca në udhëtime mbi 8 ore shpesh duke rrezikuar jetën. Vala e emigrimit në këtë mënyrë u nxit nga çmimi më i lirë me gomone (3000 paund) në raport me mbi 20,000 mijë paund që arriti vlera e transportit me kamion. Autoritet britanike konsiderojnë se kalimet me varka të vogla janë të rrezikshme dhe të panevojshme për shqiptarët. Shqipëria sipas tyre konsiderohet një vend i sigurt.

“Në përgjithësi në Shqipëri apo pjesë të tij nuk ka asnjë rrezik serioz persekutimi të personave që jetojnë atje”, cilëson informacioni i qeverisë Britanike që shoqëron statistikat e emigracionit.

Të dhënat tregojnë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur më shumë se katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 3,578 shqiptare. Çdo kërkesë për azil shqyrtohet në bazë të rrethanave individuale të personave dhe mundësia për t’iu dhënë mbrojtje do të ndryshojë sipas nivelit të rrezikut. Të dhënat britanike tregojnë se, shqiptarët në përgjithësi kishin më pak gjasa për të përfituar azil sesa kombësitë e tjera. Shqiptarët përfitojnë 53% të normës së grantit, krahasuar me 76% të kombësive të tjera.

Shumica e shqiptarëve që kalojnë kanalin me varka të vogla janë meshkuj. Nga viti 2018 deri në qershor 2022, 95% e shqiptarëve që arritën në Britani me gomone ishin meshkuj.

Në BE dhe Britani kanë kërkuar azil gjithsej 21.3 mijë persona për 9 mujorin

Nga ana tjetër të dhënat e Eurostat që i referohen 9 mujorit 2022 tregojnë se në vendet e BE -së janë regjistruar gjithsej 8,115 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%. Dëshira e shqiptarëve është më e larta në Europë edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë.

Vetëm nëpërmjet azilit kanë ikur nga vendi rreth 21.4 mijë vetë në 9 mujor, pa llogaritur personat që ikin me studime, me kontrata pune, me bashkim familjar etj. Kjo shifër është gati sa aplikimet për azil në BE në 2019-n (ku përfshihej dhe raportimi i Britannisë), përpara se të fillonte pandemia. Vendi po zbrazet me shpejtësi sa çdo vit shuhet një qytet./ Monitor.al

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al