• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia takson oligarkët e naftës: 10% e ushqimeve për 6 muaj do të mbulohen nga qeveria (VIDEO)

19/12/2022
Greqia takson oligarkët e naftës: 10% e ushqimeve për 6 muaj do të mbulohen nga qeveria (VIDEO)

Me 156 votat e deputetëve të partisë konservatore në fuqi, nga 299 të pranishëm, parlamenti grek ka miratuar buxhetin e parë të vendit pas 13 vitesh që nuk do të hartohet nën mbikëqyrjen e kreditorëve të vendit.

Pas një debati pesë-ditor në fjalimin e tij para votimit , kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se qeveria e tij do të taksojë fitimet e dy kompanive të përpunimit të naftës dhe duke marrë prej tyre rreth 650 mln euro do të subvencionojë me 10% blerjet e ushqimeve të çdo familjeje greke me të ardhura deri në 24000 euro në vit, shumë që rritet për çdo fëmijë.

“Nga shkurti i ardhshëm, për gjashtë muaj, shteti do të mbulojë 10% të blerjeve të çdo familjeje në supermarkete dhe në të gjitha bizneset ushqimore. E thënë thjesht: 10% inflacion, 10% i mbuluar nga shteti. Po flasim për supermarkete, po flasim për furra buke, po flasim për kasapin, frutoret, pastiçeritë, dyqanet e peshkut”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Megjithëse parashikohet për 2023 një rritje ekonomike prej vetëm 1.8%, nga 5.6% këtë vit dhe inflacioni pritet të jetë mesatarisht 5%, nga 9.7% këtë vit, Mitsotakis ka theksuar se për herë të parë pas 12 vitesh, 1.700.000 pensionistë do të shohin për herë të parë një rritje të pensioneve në masën gati 8%.

Gjithashtu 2,300,000 qytetarë të varfër do të marrin një përfitim prej 250 euro pas dy ditësh, 20 mijë mjekët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar do të kenë rritje të pagës 10%, ndërsa pas Forcave të Armatosura, edhe nëpunësit e porteve dhe policët do të marrin një ndihmë emergjente prej 600 eurosh.

Por opozita greke ka kritikuar ashpër masat e kryeministrit duke theksuar se me 30 euro ai kërkon të blejë votën e qytetarëve ,ndërsa përveç ekonomisë , shtrenjtësisë dhe zgjedhjeve të ardhshme , debati i ashpër politik është zhvilluar me objekt skandalin e përgjimeve.

“E dini, ndryshimi i madh mes periudhës së SYRIZA-s dhe periudhës suaj të diversionit nuk është vetëm se ne respektuam garancitë institucionale të parashikuara me kushtetutë, se nuk i shaktërruam arkivat si ju, se gjithçka është në dritë. A e dini cili është ndryshimi i madh? Se Inteligjenca Kombëtare në kohën e SYRIZA-s, siç dihet, monitoronte të ashtuquajturën «greek mafia», ndërsa në ditët tuaja menaxhohej nga ‘greek mafia’”, tha Alexis Tsipras lideri SYRIZA-s. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend parashikohen në pranverën që vjen./TCH

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al