Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar sot zonat minoritare grek. Vizita e tij nisi nga Himara, Derviçani e të gjitha zonat e tjera ku jetojnë minoritarët grekë. Argjirolajm.net ju sjell fotot dhe video që pasqyrojnë vizitën e Mitsotakis në Himarë.
Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu i Omonias, Fredi Beleri si dhe kryeministri Edi Rama. Në Derviçan, ai u prit me lule, muzike e valle greke dhe para banorëve, ai u shpreh se rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga çështja e zgjidhjes së pronave të minoritarëve, duke caktuar kushtin e tij për OK-n e Greqisë.