• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Na keni thënë dhe gojore”/ Deputetja e PD replikon me Ramën, kryeministri: Jam prej mishi e kockash, e ndjeva ta thoja si detyrë ndaj djalit tim

22/12/2022
“Na keni thënë dhe gojore”/ Deputetja e PD replikon me Ramën, kryeministri: Jam prej mishi e kockash, e ndjeva ta thoja si detyrë ndaj djalit tim

Deputetja e Partisë Demokratike ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të përmbahet e të mos fyejë deputetët. NGa vendi i saj në Kuvend, Açka kërkoi që Rama t’i përmbahet etikës, duke kujtuar dhe fjalë të tjera ofenduese që kreu i qeverisë ka thënë më herët. Rama iu përgjigj nga Foltorja dhe tha se ai e ka ndjerë të nevojshme tu përgjigjet fjalëve ‘mafioz’; ‘hajdut’ dhe ‘kriminel’ që iu adresuan nga deputeti Gazment Bardhi. Ai tha se e quajti palaço Bardhin, në mënyrë që djali i tij kur të rritet të shikojë se çfarë mendimi ka kryeministri për këtë gjë.

Pjesë nga biseda;

Flutura Açka: Dua t’ju drejtohem juve kryeministër, dua të qëndroj këtu që ta mbaj vetën të pastër, larg nga ndotja që u krijua nga ofendimet e zotit kryeministër. Unë do t’ju lutesha të mbanin etikë kur u drejtohemi njerëzve, sepse ju na quajtët vulëhumbur. Ndoshta dhe jemi se një grup i vogël deputetësh jemi, nuk kemi eksperiencën tuaj. Por na keni quajtur dhe gojore. Do t’ju lutesha që të mbani veten, unë jam një njeri me titull, ‘Mjeshtër i Madh’, kështu e kanë bërë titullin, mashkullore. Unë di që kam folur atë që kam ndjerë. Kam dhe një këshillë për ju, lexoni ‘Vetmitarin’, ky njeri që është personazhi kryesor i këtij libri, në një moment ka një pasur i të madhe, por ka një kosto. Duhet të kqyrë në dritare çdo ditë, kjo ishte puna e tij. Mos e ktheni veten tuaj në ‘Vetmitar’. Kjo historia juaj ngjan me markat e atytre markave të kruajtëseve të dhëmbëve.

Edi Rama: E dëgjova me vëmendje fjalën tuaj, dua t’ju them që unë nuk jam prej betoni, jam prej mishi e kockash. Kryeministër as kam lindur e as do vdes. Është një periudhë e jetës time që po bëj këtë detyrë, por vjen një moment që ‘mjaft është mjaft’. Më vjen shumë keq që dhe ju, që jeni një njeri librash, ratë në grackë. Unë refuzoj që fjalët mafioz e kriminel të përdoren dhe për më tepër të heshtë personi të cili i adresohen. Kush është kriminel, është subjekt i drejtësisë dhe kur ia thua këtë, është t’i kesh thënë të fundit. Pasi ia thua dhe nuk i jep prova, i bie të jesh palaço, sepse vetëm një palaço e vë veten e tij në një spektakël. Më vjen shumë keq, por unë e ndjeva detyrë ndaj djalit tim, që kur ta shikojë nesër pasnesër, ta dijë mendimin tim. Unë mendoj që ju që flisni për rininë që ikën, edukimin e arsimin, të sensibilizoheni ndaj kësaj gjëje. Njerëzit në momente të caktuara mund ta lëshojnë një fjalë tepër dhe mund të thonë një nga ato fjalët që e fyejnë tjetrin.

Related Posts

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente
Kryesore

Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al