Fëmija i parë për vitin 2023 i lindur në Gjirokastër është djalë. Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Flamur Golemi teksa ka qenë në maternitet për të uruar familjen Lulo nga lagjja “Dunavat”.
“Riani është fëmija i parë i 2023. Pastë këmbën e mbarë për mami Ermelindën dhe babi Albionin dhe qoftë me jetë të gjatë. Urime”, shkruan Golemi.