Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se këtë vit do t’i jepet më shumë prioritet fushës se sigurisë dhe mbrojtjes, duke potencuar dhe njëherë rolin e dy satelitëve shqiptare të lëshuar pak ditë më parë në hapësirë.
Sipas tij, me pak investim, Albania 1 dhe 2 janë një risi e jashtëzakonshme për shërbimet që do ofrojnë. “Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim”, në Peleshi një dalje para medias.
Ai madje tha se ato mund të përdoren dhe nga private. “Nuk di si do jetë, me pagesë apo pa pagesë. S’kemi bërë ende një diskutim për pjesën private”, tha ai.
Ai theksoi dhe njëherë bazën e NATO-s në Kuçovë si kulmin e investimeve në mbrojtje.
“Ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë. E para bazë ajrore e NATO-s. Jo pa qëllim është zgjedhur Shqipëria, ka një pozicion strategjik në Ballkan. Është vend aleat i NATO, i sigurt”, tha Peleshi.