Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Shqipëri këtë mbrëmje. Nga të dhënat e publikuara në faqet zyrtare, shihet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Klos, pranë qarkut Dibër. Rreth 18 kilometra larg Burrelit dhe 27 kilometra larg Tiranës. Lëkundja ka qenë me magnitudë 3 gradë të shkallës Rihter. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.