• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Spanja në Shqipëri, si ra në pranga bosi i mafias siçiliane

16/01/2023
Nga Spanja në Shqipëri, si ra në pranga bosi i mafias siçiliane

Tani që ka rënë në pranga edhe i arratisuri i fundit, mund të thuhet se përfundoi kalimi nga një mafia në tjetrën. Kumbarët e masakrave, regjisorët dhe aktorët e strategjisë së tensionit korleonez që përdhunuan dhe ndryshuan historinë e Italisë, janë të vdekur ose në burg, disa prej gati 30 vjetësh. Vetëm ai mungonte në apel. Matteo Messina Denaro, një nga “pjellat” e Totò Riina ishte në kërkim që prej vitit 1993 kur u arrestua “bosi i bosëve”. Në sulmet terroriste të Cosa Nostra ndaj institucioneve dhe bashkëjetesës civile, shefi i Castelvetrano ishte një nga protagonistët.

Ai u bë i mbijetuari i fundit i reagimit të shtetit ndaj asaj stine gjaku dhe shantazhesh. Duke u ngjitur në majën e organizatës mafioze, ai u bë jo vetëm bosi, por edhe një ikonë, simboli i pakapshmërisë dhe sekreteve, nga krimet monstruoze deri tek marrëdhëniet me pushtetin. Për hetuesit që e kërkonin prej kaq kohësh ishte një sfidë për t’u kapërcyer. Ndërsa për “popullin e Cosa Nostra” dukej se tashmë i përkiste të shkuarës. Megjithatë duket se kishte nga ata që ende përdorin emrin e tij për të ruajtur ndikimin e tyre në kupolën e mafias.

“Unë jam i mendimit se një ditë, nëse nuk e ka bërë tashmë, ai del në pension… dhe të tjerët shkojnë të bëjnë gjëra në emër të tij kur ai nuk është më këtu…” – thoshte një mafioz i nivelit mesatar në përgjimet e policisë pak kohë më parë.

Arratia dhe përmendja e Shqipërisë

Që Matteo Messina Denaro ishte larguar nga Italia ishte folur shpesh. Corriere Della Sera citon se kishte persona që thoshin se ishte në Spanjë, të tjerë në Shqipëri. Por të gjitha hetimet, në fund, u kthyen si gjithmonë në Siçili. Atje kishte rrënjët mafioze “në zemrën” e Totò Riina. “Unë jam i katërti nga gjashtë fëmijët dhe jam i vetmi që kam vazhduar biznesin e babait tim për kultivimin e tokës”, – thoshte ironikisht Matteo në një procesverbal të policisë së Trapanit, më 30 qershor 1988. Në atë kohë akuzohej për një vrasje.

Një vit më vonë babai i tij e detyroi të marrë pjesë në vrasjen e 4 “burrave të nderit” të familjes Alcamo, të cilët nuk ishin dakord me rrugën që po ndiqte mafia dhe që më pas u mbytën të tretur në acid. Sipas njërit prej “të penduarve”, Matteo kishte vrarë edhe më herët, kur ishte ende “djalë i vogël”, madje i mitur. Llogaritja zyrtare e të vrarëve përkon me të paktën 20 dënime të përjetshme për po aq krime. Këtu përfshihet ai i 15-vjeçarit, Giuseppe Di Matteo, i rrëmbyer dhe vrarë për hakmarrje për të dhënë një shembull, pas pendimit të babait të tij Santino. I mituri u dhunua dhe mbyt në acid. Ai ishte një nga organizatorët e masakrës së Capaci ku u vra Giovani Falcone dhe më pas Paolo Borselino.

Në vitin 1992 Riina e kishte dërguar në Romë për të organizuar vrasjen e Giovanni Falcone. Më pas e riktheu në Siçili sepse kishte zgjedhur të bënte “gjëra më të mëdha këtu poshtë”. Ishte vetë ai që vrau zëvendësmenaxherin e një hoteli ku punonte një vajzë austriake me të cilën Matteo kishte rënë në dashuri dhe që ajo i ankohej. Në Romë ishte ai që sulmoi Maurizio Costanzo.

Përgjimet e Toto Riina

Lidhja e ngushtë e Messina Denaros me Totò Riina u konfirmua nga vetë Riina në bisedat e tij me një shok të burgosur, të përgjuara në burg në vitin 2013. “Më kaloi nja 4-5 vjet. Mësoi mirë, dreq…”. Matteo kishte vendosur të bënte në kokën e tij duke investuar në energjinë e erës, duke harruar fatet e organizatës, gjë që nuk u pëlqye nga Riina. “Më vjen keq ta them, këtë e bëri i arratisuri. Bënte këto shtyllat… uzina me erë, shtylla dritash… Këtej i vinte urdhri. Atij i pëlqente të bënë dritë kudo. Bënte shtylla për të marrë para, por nuk më interesonte…».

Pas vitit 1993 ai vendosi të mos vazhdonte me strategjinë e bombave. Totò Riina u ndje i tradhtuar. “Unë kisha lënë një person përgjegjës dhe ai ishte Messina Denaro, por çfarë është ai tani për tani… Nuk di më asgjë… Mund të jetë edhe jashtë vendit… I vetmi djalë që mund të bënte diçka sepse ai ishte i drejtë… Nuk bëri asgjë… Më duket se shkoi jashtë shtetit” – fliste Riina.

Vitet e fundit dhe arrestimi

Megjithatë Matteo ishte ende në Itali dhe kishte ngritur një sistem komunikimi përmes shpërndarësve të picave. Rrjeti u godit në vitin 2015. Emri i tij doli në një përgjim edhe vitin e kaluar. Nuk shfaqej asnjëherë në publik. Nuk shkonte as në varrimet e kapove të tjerë të mafias. Nuk shkoi as në lindjen e vajzës së tij. Legjenda thotë se ai është njeriu që ka sekretet e mafias prej 30 vitesh. U arrestua këtë mëngjes në një klinikë private. Nuk kundërshtoi. Nuk tentoi të ikte. “Me ata që kam vrarë mund të hapja një varrezë të tërë” – është shprehja që i atribuohet. Tashmë duket se ka ardhur koha të flasë. /Corriere Della Sera

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al