• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreu i ri i Cosa Nostra, ja kandidatët për të marrë drejtimin e mafias siçiliane

18/01/2023
Kreu i ri i Cosa Nostra, ja kandidatët për të marrë drejtimin e mafias siçiliane

Matteo Messina Denaro, i cilësuar si bosi i bosëve te Cosa Nostra në Siçili u kap dy ditë më parë në rrethanat më te çuditshme, teksa po bënte një vizitë në një klinikë private në Palermo, pak metra nga komisariati i policisë.

Por tani që pas tri dekadash njeriu më i kërkuar në Itali dhe jo vetëm ka një profil të caktuar, organizata mafioze më e njohur ka nevojë për një lider të ri.

Profili i tij nuk është i thjeshtë, nga momenti që kandidatët e mundshëm jo vetëm që fshihen prej vitesh, por edhe pse tashmë Cosa Nostra është ndarë në dhjetëra dhe ndoshta qindra familje që kontrollojnë territore gjithmonë e më të vogla, bashkëpunojnë mes tyre, por janë gjithmonë e më shumë skeptik mbi një lidership të mirëfilltë.

Messina Denaro ishte ndoshta personazhi i fundit që lidhte mafien tradicionale të lidhur me bosat si Toto Riina dhe Bernardo Provenzano, me situatën e sotme, aq të fragmentizuar.

Sipas autoriteteve antimafia italiane, në 2018 familjet më të mëdha, kishin tentuar të zëvendësonin Messina Denaro, i cili nuk kishte prejardhjen nga zona e Palermos që gjithmonë ka dominuar Cosa Nostra, me bosin Settimo Mineo, i cili u arrestua pak më vonë, diçka që mbajti ende Messina Denaron në fuqi.

Kandidatët e sotëm identifikohen në disa elemente të gjeneratës së vjetër dhe disa të rinj ambiciozë.

I pari është Giovanni Motisi, ose i njohur me nofkën Pacchione, “trashaluqi”, i cili është zhdukur nga viti 1998 dhe po të ishte gjallë do të kishte rreth 60 vjeç. Bosi i klanit Pagliarelli, Motisi filloi karrierën e tij si killer i preferuar i superbosit Toto Riina.
Nga gjenerata e vjetër shpresa ka edhe Stefano Fidanzati, i klanit me të njëjtin emër që kontrollojnë narkotrafikun e Cosa Nostra, duke ndërtuar një perandori që tejkalon Palermon dhe Sicilinë, dhe ka baza në Milano dhe jashtë shtetit.

Nga të rinjtë, spikasin Giuseppe Autieri, i rritur nën hijen e bosit Calogero Lo Presti, arkëtari i një prej klaneve më të pasura të Palermos.

Nga të rinjtë shquhet edhe Sandro Capizzi, djali i bosit Benedetto Capizzi i klanit të Santa Maria di Gesu, klani i armikut të madh të Toto Riinës, “princi” Stefano Bontate, një nga personazhet më interesante të Cosa Nostra, i masakruar në vitin 1981 nga klani i Korleonezëve.

Related Posts

Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Shpërthimi me dy të plagosur në Tepelenë, policia jep detaje të tjera

23/04/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Lajme

Armë gjahu pa leje në banesë, procedohet penalisht 55-vjeçari në Memaliaj

23/04/2026
Bashkia Memaliaj njofton fituesit e dy tenderave
Kryesore

Dëmtoi automjetin e një 27-vjeçari në Memaliaj, procedohet penalisht 66-vjeçari

23/04/2026
Del testamenti i Rexhep Qoses: Nuk dua politikanë në varrimin tim
Lajme

Del testamenti i Rexhep Qoses: Nuk dua politikanë në varrimin tim

23/04/2026
Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë
Kryesore

Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë

23/04/2026
Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit
Kryesore

Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam me i thy kokën Mateos…”/ Biseda e Gimbo me Selin: Të dua…

Selin Bollati flet për “BB VIP 5” dhe romancën me Gimbon: Tiparet e tij i kam manifestuar

24/04/2026
Fituesja e BBVIP5 Selin Bollati: çfarë thotë për ish-banorët pas spektaklit

Fituesja e BBVIP5 Selin Bollati: çfarë thotë për ish-banorët pas spektaklit

24/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al