• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtoria Detare: Pritet stuhi dhe dallgë 4 metra, ja gjendja në portet e Sarandës, Vlorës, Durrësit dhe Shëngjinit

20/01/2023
Drejtoria Detare: Pritet stuhi dhe dallgë 4 metra, ja gjendja në portet e Sarandës, Vlorës, Durrësit dhe Shëngjinit

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se të premten pasdite, moti do të përkeqësohet sërish në të gjithë bregdetin dhe si rrjedhojë, disa tragete nuk do të nisen.

Në njoftimin e publikuar në Fb, thuhet: “Në bazë të parashikimit të situatës hidrometeorologjike për vendin tone për datat 20 – 22 janar 2023, moti do të përkeqësohet duke filluar pasditen e datës 20 janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Era do të jetë me drejtimin jug-jugperëndim në forcën 7 bft deri 8 bft dhe me shpejtësi mbi 25 m/s. Lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.

Situata në portet dhe radat për datën 20 janar 2023 paraqitet si më poshtë:

Në Portin e Durrësit, tragetet që operojnë në linjën Durrës – Bari – Durrës nuk do të nisen ditën e sotme nga të dyja portet respektive. Gjithashtu edhe trageti i linjës Durrës -Ankona – Durrës nuk do të niset nga Porti i Ankonës.

Në Portin e Vlorës, për linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, trageti “Ioan Star” do të niset rreth orës 14:00 nga Porti i Vlorës. Kurse në datën 21 janar 2023 nuk do të behet nisja nga Porti i Brindisit.

Në Portin e Sarandës, anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme kanë operuar normalisht.

Në Portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. Situata meterologjike detare pritet që të përmirësohet ditën e diel.

Për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës. Drejtoria e Përgjithshme Detare do të njoftojë në vijimësi për çdo ndryshim apo përditësim të situatës meterologjike dhe operimit të mjeteve lundruese në portet e Republikës së Shqipërisē.”

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

19/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al