Nga Bashkim Qeli
Në emër të Shoqatës Atdhetare “Luzati”
Lajmi i ndarjes nga jeta të Dr. Isuf Kalos është i trishtueshëm për shumëkënd, por në mënyrë ai trishton banorët e vendlindjes së tij, Luzatit në Tepelenë dhe gjithë Labërisë të cilët ai i përfaqësoi me dinjitetin maksimal.
Për Isuf Kalon 18 dhjetori ishte një ditë e bekuar urimi, nga shumë miq e dashamirës të panumërt të tij. Para një muaji ai mbushi 80 vjeç.
Ai lindi në Luzat të Tepelenës, prindërit e tij, Remziu dhe Nane Koçi ishin nga Luzati, një fshat i bukur e piktoresk i bekuar nga natyra, në shpat mali, në bregun e majtë të lumit Drinos dhe Vjosës me Ujin e Ftohtë dhe gurrën e Bambullit. Dhe bukurinë ia japin njerëzit e tij të penës, pushkës dhe punës, një fshat i dëgjuar që në shekullin e XV, kur nuk iu bindën sundimtarëve turq, të cilët e quajtën “fshat rebel dhe i pabindur”.
Isufi mbetet një emblemë e Labërisë, Tepelenës dhe më gjerë dhe një nga bijtë e shquar të kësaj krahine, që ka lartësuar emrin e Labërisë dhe në veçanti Luzatit, vendlindjes së tij.
Ai me punën e tij vetëmohuese, ka hyrë në elitën intelektuale të vendit. Intelektual si Isufi nuk e shpërdorojnë jetën, për të përfituar për interesa personale, por e përdorin atë për t’i shërbyer sa më mirë pacientëve për t’u shpëtuar jetën.
Ai është një specialist i aftë e zoti në fushën e mjekësisë, që e kalon stekën e kohës. Ai është somboli i mjekut model, që flet pak dhe bënë punë shumë dhe s’ka fituar asgjë prej investimit të tij intelektual. Tërë jetën e tij e ka jetuar më dinjitet, personalitet, në çdo vend pune deri në majat e mjeksisë shqiptare dhe atë botrore.
Qetësia shpirtërore, që pas shëndetit fizik është elementi kryesor për njeriun, ai e ka siguruar në mjedisin e shëndosh familjar. Burimin e lumturisë dhe paqes shpirtërore, ai e ka gjetur të puna pasionante për të komunikuar dhe shërbyer njerëzimit si mjek.
Raporti midis të mirës e të keqes brenda vetëdijes së tij, ka ditur ti ndajë si nga ana morale dhe intelektuale, Nuk është tunduar nga pasuria, se e dinte fare mirë se atë mund ta humbasësh një ditë, ndërsa emri dhe lavdia nuk vdesin kurrë, trashëgohen në breza.
Emri dhe lavdia nuk vinë rastësisht. Ato janë bilanci i një rruge të gjatë, plot punë, mund e përpjekje. Njeriu vlen për atë, që mund të gjykohet nga personaliteti dhe vepra që lë pas, edhe pse në moshë të tretë energjitë intelektuale nuk kanë shteruar.
Profesor Isufi, i ka ngjitur shkallët e shkencë mjekësore duke kombinuar dhe vënë në garë brenda vetes studimin me eksperimentimin shkencor. Veprimtaria e tij shkencore ka qenë shumë e pasur nëpërmjet referimeve në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Ai është përfshirë në disa forume me aktivitet shkencor me studime dhe ka marrë pjesë dhe ka drejtuar shume sesione, simpoziume e konfëerenca shkencore kombëtare ndërkombëtare. Me punën e tij krijuese, është autor e bashkëautor në disa botime në fushën e mjekësisë sidomos në atë endokrinologjisë dhe diabetologjisë.
Kontributi i tij shkencor sëhtë i larmishëm, duke qënë pjesmarrës si autor e bashkautor në shumë artikuj të publikuar në revista e buletine shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Ai ka një karrierë të pasur edhe në fushën e arsimit mjeksor. Atë e gjen si pedagog në mësimdhënie në fakultetin e mjekësisë dhe shef katedre të sëmundjeve endokrine si udhëheqës shkencor i doktoraturave si dhe recensent dhe oponent i shumë punimeve shkencore në fushën endokrine e diabetit.
Ai ka ndihmuar shumë koleg të rinj për tu orientuar e afirmuar në fushën e shkencës mjekësore e sidomos në atë të endokrinologjisë dhe diabetologjisë. Shkallët e shkencës i ngjitur me vullnet e punë këmbëngulëse pa pasur asnjë përkrahje politike apo shoqërore.
Doktor Isufi ka qënë gjithmonë vetvetja në çdo kohë, ka një individualitet superior i shprehur nëpërmjet punës pa pretendime për tu dukur. Pasuria më e madhe e tij është personaliteti njerëzor dhe sjellja e kulturuar me njerëzit.
Dituria intelektuale dhe profesionale janë velloja e artë, që ia zbukurojnë personalitetin e tij shoqëror brenda dhe jashtë vendit. Postet e larta, përfitimet hierakike, privilegjet e pushtetit nuk e kanë larguar nga burimi i brendshmi i qetësisë, që e ka gjetur në familje dhe shoqëri.
Ai ishte i dashur me të vërtetën dhe i rreptë me padrejtësinë. Nuk ka bërë kompromis me karakterin e tij dhe i ka qëndruar përballë përfitimeve e të mirave material tepër tunduese. Ai ishte i pajisur me dhunti shpirtërore të atillë, që e bëjnë të lumtur kur dhuron lumturi tek të tjerët.
Pasuria shpirtërore, është pasuria më e madhe, që bënë dallimin mes njerëzve. Lumturinë e vet, veç të tjerash e sheh të përfshirë te ushtrimi i profesionit për t’u shërbyer sa më mirë pacientëve dhe me përkushtim. Lumturia për njeriun, është e lidhur me botën shpirtërore të individit, se si koncepton dhe çfarë pretendime ka për jetën.
Njerëzit me ndjenja të mëdha shpirtërore, dhe me aftësi të mëdha profesionale janë të ndjeshëm dhe shumë human në shoqëri.
Ai i si mjek në punën e tij, i ka qëndruar besnik betimit të Hipokratit dhe e ka pasur busull në punën e përditshme të tij. Isufi kisht një botë të pasur shpirtërore intelektuale, që rrezatonte ëmbëlsi, mirësi e dashuri. Ai ka një zemër të madhe, që shëron çdo sëmundje që buron nga ligësia e njeriut.
Është një mjek sa human aq edhe vlerësues e nderues ndaj njerëzve që kanë karakter të fortë dhe vlera intelektuale e humane. Nderimin dhe vlerësimin për shokët, miqtë dhe bashkëfshatarët i ka cilësi morale të trashëguara nga tabani familjar.
Në shoqërinë e sotme, njeriu sheh deri të pragu i interesave të ngushta, ku zilia dhe urrejtja sundojnë në jeten e përditshme, tek Isufi nuk kanë gjetur shtrat në karakterin e tij. Ai e ka gjetur veten tek e vërteta, e drejta, dituria, mirëkuptimi, inteligjenca, shpirtmadhësia dhe bashkëpunimi me njerëzit.
Ai është themeluesi i Qendrës tonë Kombëtare të Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore . Ka qenë konsulent i Bankës Botërore në projektet shëndetësore, konsulent i pesë Ministrave të Shëndetësisë, lektor në universitetin e Dubrovnikut, ekspert i Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë për programin e diabetit.
Ai ka qenë Drejtor Rajonal për cilësinë e Sistemeve Shëndetësore për Europën. Ai ka themeluar shoqatat mjekësore “Hypokrati” dhe “Jete dhe Shëndet”. Është autor i shumë veprave në shtypin mjekësor vendas dhe të huaj dhe “Anëtar Nderi” në shoqata mjekësore ndërkombëtare si dhe të vendeve të veçanta të Europës.
Ai ka botuar me dhjetëra artikuj shkencor dhe shumë artikuj publicistike, intervista në shtypin e përditshëm periodik si dhe ka marrë pjesë, në shumë emisione në kanalet televizive për problemet e shëndetësisë.
Për veprimtarinë rolin, përkushtimin e tij dhe kontributet e shquara në fushën e mjekësisë është nderuar me titullin, Dekorata “Punonjës i Shkencës”. Me Urdhrin e Punës klasi i Parë, dhe Klasi i Dytë,” “Mirënjohje e Shoqatës Labëria”, “Nderi Kombit”, “Qytetar Nderi i Tepelenës”