• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gabimet e Albpetrolit dhe Tatimeve lënë pa pension 70 vjeçarin!

14/01/2025
Gabimet e Albpetrolit dhe Tatimeve lënë pa pension 70 vjeçarin!

Fiks Fare denoncoi sorollatjet dhe zvarritjet e disa institucioneve, Albpetrolit, Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore, të cilat me veprimet dhe mosveprimet e tyre sollën që një 70 vjeçar të mbesë pa pension prej 3 muajsh.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Nimet Doka nga Kuçova, i cili ankohet për kompaninë shtetërore “Albpetrol”. Ai thotë se ka punuar në Albpetrol nga vitit 2015 deri në janar të vitit 2020. Në janar të vitit 2020 ka dalë në pension pleqërie dhe ka një vendim për largim nga puna.

Pensionin e ka marrë deri në muajin nëntor 2024, ku në këtë muaj njoftohet nga Sigurimet Shoqërore në Berat se “je i punësuar në Albpetrol dhe figuron debitor”. I moshuari tregoi se ka biseduar me Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Berat, ku e kanë njoftuar se “do kthesh pensionin e marrë nga shkurti 2020 deri në nëntor 2024”.

Ka udhëtuar nga Kuçova në Patos, në drejtorinë e Albpetrolit ku ka mësuar se “sistemi s’të ka hequr dhe del te Tatimet i siguruar”. Albpetroli i jep një mori shkresash, ku vetë Albpetroli i shkruan Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj VIP (pasi Albpetroli është biznes i madh) për ta hequr Nimetin nga sigurimet. Por, tatimet i kthejnë përgjigje se në sistem Nimeti del me dy data punësimi në viti 2015. Njëra më datë 24 nëntor 2015 dhe tjetra më datë 25 nëntor 2015.

Për faj të këtij gabimi të Albpetrolit kur e ka marrë në punë, Nimetin nuk e heqin nga sistemi. “Po ç’faj kam unë kush bën gabim. Unë dua pensionin, jam me 1001 halle. Me probleme shëndetësore, me zemër. Dy të moshuar jemi, kam 3 muaj pa pension. Me çfarë të jetoj. Unë ato prisja, tani as ilaçet nuk blej dot” thotë Nimeti.

Sipas tij, ka shkuar nga Kuçova në Berat te Sigurimet. S’ka marrë zgjidhje dhe ka shkuar në Patos, te zyrat qendrore të Albpetrolit. Sërish ka marrë letra dhe është endur në Tiranë për të gjetur drejtorinë e Tatimeve të Mëdhenj. E ka gjetur në Yzberisht, por sërish i kanë thënë se “do kohë për t’u hequr nga sistemi”. Tani këta tallen me mua, ata vetëm letra dhe unë s’kam me çfarë të jetoj.

Bashkë me të moshuarin, grupi i Fiks Fare shkon te Qendra e Prodhimit të Naftës në Kuçovë, në varësi të Albpetrolit. Punonjësi i financës thotë se “Nimeti ka ikur nga puna në janar 2020 dhe tashmë s’është në punë”. Gazetarët i kërkojnë se kush e merr pagën e tij, teksa ai përgjigjet se në sistem del i siguruar, por s’i hidhet pagë se ka 0 ditë punë. Fiksi i kërkon punonjësit se kur dhe kush e ka bërë gabimin dhe përse s’është hequr. Ai pohon se janë bërë disa shkresa, por ata i ka bërë Drejtoria e Patosit, por sërish Tatimet s’e kanë hequr ndaj i është ndërprerë pensioni.

Gazetarët telefonojnë shefen e financës së Albpetrolit në Patos, Arta Bashaj. Përgjegjësja thotë se e di problemin, ka bërë me dhjetëra shkresa te Tatimet VIP, por sërish asnjë gjë. Pohon se Albeptroli ka pasur korrospondencë që nga viti 2020 e në vijim po “s’e heq sistemi i Tatimeve”. Fiksi i thotë se kush e bëri me dy data marrje në punë dhe si do zgjidhet ky problem. Pas disa minutash, gazetarët e telefonojnë sërish dhe thotë se “fola me ata të Tatimeve dhe se do përpiqen ta zgjidhin”. Fiksi e e pyet se përse gjithë kjo sorollatje, pasi Nimeti s’ka pension dhe s’ka me ç’të jetojë, teksa ajo thotë se edhe Sigurimet mund t’ia japin pensionin se ka 0 ditë punë. “E gjetën hajdutin e madh këta të naftës, e kapën … unë që s’kam bukë në shtëpi” shton ai.

Fiksi mësoi se, ditën që grupi i xhirimit shkoi në Kuçovë dhe Berat, Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj i ka nisur një kërkesë për bashkëpunim Institutit të Sigurimeve Shoqërore, degës qendrore dhe Drejtorisë në Berat. Sipas letrës, Albpetroli i ka bërë prezent tatimeve një problematikë për zgjidhje për 4 punonjës të saj, të cilët megjithëse kanë dalë në pension, shoqëria nuk i largon dot, pasi në listë – pagesa këta punonjës rezultojnë të siguruar, problematika të krijuara që nga viti 2013.

Ish punonjësi Nimet Doka ka shkëputur marrëdhëniet financiare me Albpetrolin dhe figuron akoma në listë-pagesat e saj, për shkak të pamundësisë së largimit sepse paraqitet me dy ESIG largimi. Në shkresë, Tatimet pohojnë se problematika po verifikohet, por ndërhyrje në sistem është komplekse pasi Albpetroli ka shumë punonjës dhe dhumë të tjerë kanë 2 data punësimi dhe 1 datë largimi!

Në shkresë, Tatimet citojnë se ndërhyrja në sistem do kohë dhe i kërkojnë Sigurimeve mirëkuptimin që mos t’i ndërpritet pensioni z. Nimet Doka, duke shmangur një konflikt social me këtë punonjës deri në sistemimin e situatës. Pas kësaj shkrese, Fiksi kontaktoi sërish me Sigurimet Shoqërore, të cilat thanë se edhe ata kanë një sistem dhe, nëse rezulton i siguruar, pensioni ndërpritet. Pavarësisht se institucionet kanë bërë shkresa dhe 70 vjeçari ka bërë me dhjetëra ecejake nga Kuçova, në Berat, Patos dhe Tiranë, sërish këto zyra kërkojnë kohë! Por, me çfarë të jetojë i moshuari?

Related Posts

Turizmi në Gjirokastër, tranzit nga Korfuzi. Historia e çiftit nga Austria (VIDEO)
Kryesore

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

11/05/2026
Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Kryesore

Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës

11/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Titulli në “El Clasico”, Barça rishkruan historinë, Flick shpërthen në lot (VIDEO)

Titulli në “El Clasico”, Barça rishkruan historinë, Flick shpërthen në lot (VIDEO)

11/05/2026
Xheneta paralajmëron Gjestin: Nuk është nevoja t’i shkruash shoqeve të mia

Xheneta paralajmëron Gjestin: Nuk është nevoja t’i shkruash shoqeve të mia

11/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al