• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pinjollët e Enver Hoxhës, që kërkojnë sot revolucion

14/02/2023
Pinjollët e Enver Hoxhës, që kërkojnë sot revolucion

Nga Shaban Murati

Revolucionet i hajnë vetëm të uriturit!

Në vitin 1967, kur Shqipëria vuri në zbatim mësimin katastrofal të Mao Ce Dunit për revolucionin e madh kulturor kinez, në festivalin kombëtar të këngës në RTSH me porosi të partisë u interpretua kënga marsh “Revolucioni marshon”. Kjo ishte për t’i treguar popullit se revolucioni nuk kishte mbarur ende që nga 1944, por po vazhdonte.

Në fakt Enver Hoxha marrjen e pushtetit në 1944 e klasifikoi “triumf i revolucionit popullor”. Madje dhe dita e 29 Nëntorit zyrtarisht përcaktohej si “Dita e çlirimit të atdheut dhe e triumfit të revolucionit popullor”. Këtë përkufizim e çertifikoi me dhjetra konferenca shkencore edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Revolucioni shqiptar vazhdoi gjithë jetën e regjimit me devizën e “revolucionarizimit të vazhdueshëm të partisë dhe të pushtetit”. Pas Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit në Rusi në vitin 1917 e deri më sot nuk u bënë më revolucione në atdheun e revolucionit. U bënë në Kremlin vetëm disa grushte shteti. Disa mikrorevolucione u zhvilluan pas 70 e ca vitesh në vendet e Europës Lindore ish-komuniste për përmbysjen e diktaturave komuniste.

Historia europiane i mbylli revolucionet në muze bashkë shekullin 20. Natyrisht nuk ishte revolucion, por karikaturë e tij, ndonjë aventurë puçiste si ajo e presidentit serb Millosheviç, i cili programin personal të sundimit të vet dhe të Serbisë në gjithë federatën komuniste jugosllave, që po shkërmoqej, e quajti “revolucion antiburokratik”. Gjithë Millosheviçët e tjerë komunistë fanatikë si ai në Ballkan, më pas nuk dihet përse u ndikuan dhe imitojnë idolin e tyre serb dhe i venë etiketën “revolucion” çdo ambicje dhe përpjekje personale për marrjen e pushtetit me dhunë.

Nuk thonte kot Napoleon Bonaparti se “revolucioni është idea, që ka gjetur bajonetat e saj”. Çdo politikan, që në demokraci ka ardhur nga komunizmi, është i obsesionuar pas revolucionit njësoj si Don Kishoti pas kalorësizmit. Politikanët e ardhur nga komunizmi çdo aventure personale për grusht shteti i venë emrin revolucion. Duket ndjekin mësimin e diktatorit komunis kuban Fidel Kastro, i cili mburrej se e kishte bërë revolucionin me 82 vetë.

Revolucioni vdiq bashkë me partitë komuniste. Por në Shqipëri, ku regjimi komunist më vonë se në çdo shtet tjetër ish-komunist e kuptoi se duhej e ikte, partia që vuri në skenë demokracinë me aktorët nga rradhët e saj, u la amanet mentalitetin dhe frymën e revolucionit të vazhdueshëm komunist. Për ata, që kanë kujtesë të shkurtër, po përmendim porosinë e famshme të “vazhdimësisë”, që diktatori i fundit komunist i la kryelistës së pasardhësve të vet. Partia vendosi në kolltukun demokratik të pushtetit fanatikët e komunizmit dhe të revolucionit permanent. E djathta në Shqipëri lindi e kuqe dhe u dashurua pas revolucionit, që vazhdon dhe që marshon.

Çudia e veçantë shqiptare është se harron që revolucionet i bëjnë të majtët dhe jo të djathtët. Një e djathtë, që i bie borive të revolucionit në kohën e demokracisë në një shtet anëtar të NATO-s, nuk është e djathtë, por është komuniste. Çudia tjetër e veçantë shqiptare është që e djathta e kuqe ka mobilizuar për të bërë revolucionin e saj me kushurinjtë dhe pinjollët e familjeve të nomeklaturës më të lartë të regjimit komunist: të Enver Hoxhës, të Hysni Kapos, të Sulo Gradecit, etj. Secili kërkon sojin e vet dhe rikthehet në origjinë. Në politikë kjo quhet restaurim.

Revolucioni si terminologji dhe si objektiv ngroh të majtën e djathtë shqiptare dhe të djathtën e majtë shqiptare me nostalgjinë e kohës së vjetër të bindjes së verbër kolektive te Njëshi. Populli “revolucionar”, që ëndërron se “Pallati i Dimrit” merret çdo ditë edhe në shekullin 21, duhet të presë derisa në lumin Lana të vijë kryqëzori rus “Aurora” dhe të bombardojë pallatin e Carit. Çdo i fandaksur pas revolucionit të ri do të vdesë, duke pritur në kohën e pafund të ëndrrës për të parë “revolucionin që marshon” dhe për të pritur revolucionin që nuk vjen, sepse nuk ringjallet i vdekuri. Sepse as Krishti nuk rigjallet më, pa le me kufomat e vdekatarëve të ideologjive të vdekura.

Historia e njerëzimit na mëson se sot revolucionet i hajnë vetëm të uriturit nga stomaku dhe nga mendja.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre

Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al