• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi prekës i emigrantit/ Nga ushtarak në Shqipëri, në kopshtar në Itali: Unë ruaja minat që u vodhën dhe plasën në Gërdec

14/02/2023
Rrëfimi prekës i emigrantit/ Nga ushtarak në Shqipëri, në kopshtar në Itali: Unë ruaja minat që u vodhën dhe plasën në Gërdec

Gjin Pepa, u bë pjesë e episodit Historia ime në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Zoti Pepa, jeton prej 26 vitesh në Itali, aty ku punon si kopshtar. Ai tregoi në Dritare TV historinë e tij nga ushtar në Shqipëri, në kopshtar në Itali.

“Unë jetoj në Foggia të Italisë dhe punoj këtu në një fidanishte dhe prodhim lule për lulishte apo pemë frutore. Ne punojmë me sera sepse punohet me sezone. Sapo përfundon puna me lulet e Krishtlindjeve ne nisim punën me lulet e pranverës. Kryesisht në Itali për 12 vitet e fundit kam bërë vetëm këtë punë. Mendoj se këtu do ta mbyll sa të vijë mosha e pensionit. Unë paguhem me ditë pune dhe paga është në nivele të ulëta.

Unë kam ardhur që prej eksodit të ’97-tës, ndërsa para se të vija këtu punoja në ushtri. Punoja atje derisa u hapën depot dhe nuk kishim më se çfarë të bënim atje. Unë jam nga Lezha, nga fshati i Nikoll Lesit, madje Nikollën e kam pasur në klasë, pasi studionim në atë kohë në dy klasa bashkë. Me Nikollën jam rritur dhe ai ishte një djalë i shkathët, por në atë kohë nuk ta jepte përshtypjen për një njeri kaq të zgjuar. Tipi im ka qenë i mbyllur, ndërsa ai ishte shumë i shkathët.

Në kohën që u prish ushtria dhe nuk kisha më asnjë vend pune kisha 5 pjesëtarë në familje. Toka që kisha ishte në copa të ndara dhe nuk më vlente për të punuar në të. Tokat tani i kanë mbetur vëllait. Ai i punon dhe merret atje për të marrë sa të mundet.

Unë punoj me ndershmëri dhe kam dëshirën të punoj vetë.

Para se të vija këtu kam punuar në ushtri. Baza që unë punoja ishte në Shëngjin, tani është një godinë me vetëm disa radarë që kontrollojnë gjirin e Shëngjinit. Brenda nuk ka më gjë tjetër dhe nuk ka as punonjës të tjerë. Unë qëndrova në ushtri, oficer.

Unë kam punuar në depon e minave detare, të cilat ishin për mbrojtjen e porteve, që të mos lejohej që të hynin anijet. Unë 4 vitet e fundit kam qenë në pikën vrojtuese jashtë repartit, që ndodhej në një kodër, ku quhet Rana e Hedhur. Atje nuk kishe nevojë për dylbi.

Në kohën që u prish baza isha në pikën e vrojtimit dhe po tentoja për t’u lidhur me bazën, por nuk po bëhej lidhja. Aty më kërkuan disa persona dhe pash që ishin banorët e malit të Shëngjinit. Ata më thanë se duhet të lija pikën e vrojtimit dhe ata do të merrnin në dorëzim pikën. Unë mendova se kjo ishte një shaka. Ata më treguan se baza ishte hapur. Unë mora një marinar me vete dhe shkova në bazë. Kur shkoj në bazë pashë komandantin dhe shefin e shtabit jashtë godinës së komandës.

Nga brenda saj dilte dhe tym, civilët lëviznin brenda në magazinë dhe madje kishin ndezur edhe një zjarr. Komandanti i bazës më tha të shoqëroja marinarët që kishin mbetur”, u shpreh zoti Pepa.

Ai tha se ‘Unë ruaja minat që u vodhën në ‘97 dhe plasën në Gërdec”

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al