Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të dhurojë 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Kryeministri Rama surprizoi moderatorët e televizionit turk TRT, kur telefonoi drejpërdrejt në studio dhe njoftoi se ka vendosur të dhurojë 1 milionë euro në emër të popullit shqiptar.
Fushata për mbledhjen e fondeve po transmetohet në 213 televizione në Turqi, Qipron Turke, Azerbejxhan si dhe në 512 radio stacione, duke mbledhur deri më 5 miliardë dollarë.








