• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Dëm 17.75 milion euro nga buxheti shtetit”, çfarë fitojmë dhe sa humbim nga projekti i Portit të Durrësit

24/03/2023
“Dëm 17.75 milion euro nga buxheti shtetit”, çfarë fitojmë dhe sa humbim nga projekti i Portit të Durrësit

Gazetarja e njohur e ekonomisë, Ola Xama ka bërë një shkrim ku analizon se çfarë fitojmë dhe se çfarë humbasim nga projekti i Portit të Durrësit.

“Në total kontributi në investim i palës së shtetit, është 299.75 milion euro. Nga këto para që investohen, në fund të 20 vjetëve do të merren 282 milion euro. Pra, do të humbim 17.75 milion euro. Norma e kthimit të investimit del negative -5.92%, ose -0.3% në vit. Këtu nuk janë llogaritur 50.5 milion euro kredi të marra për ndërtimin e Terminalit të Pasagjerëve dhe rregullimin e infrastrukturës së portit, grantet e BE-së dhe kosto për financimin e portit të ri (180 milion euro për palën shtetërore), apo përgjysmimin e të ardhurave nga aktiviteti i portual nëse projekti i ri është në partneritet me privation” shkruan Xama ndër të tjera.

E plotë nga Ola Xama:

Cfarë fitojmë dhe sa humbim nga projekti i Portit të Durrësit.

Nëse në vend të shtetit shqiptar do të ishte një sipërmarrës dhe do të vendoste që të hynte në biznes me kompaninë Eagle Hills për projektin e ndërtimit Durrës Yacht Marina llogaritë do të ishin bërë ndryshe dhe jo ashtu siç i bënë specialistët e niveleve më të larta të administratë. As si konsulenti që u pagua 300 mijë euro për këtë punë dhe as siç i miratoi në fund fare Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësuesi i sovranit.

Le të llogaritim fillimisht sa është kontributi që jep ASDC-ja, kompania shtetërore që ka 33% të aksioneve në projektin “Durrës Marina”. 800 mijë m2 tokë e cila sipas referencës të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2014 të Hartës së Tokës ka një çmim 17.898 lekë/m2 ose 155 euro/m2, ky kontribut në natyrë do të vlente 124 milion euro.

Pala shtetërore gjithashtu fal dy taksa: taksën e ndikimit në infrastrukturë që është 4% e vlerës së investimit që i korrespodon një shume 84 milion euro dhe detyrimin për strehimin social që është 3% e sipërfaqes së ndërtimit. Nëse strehimi social llogaritet vetëm me çmimin e shitjeve të vitit të parë 1500 euro/m2, vlera e falur që mund të konsiderohej kontribut në kapital për projektin është 58.5 milion euro.

Shteti gjithashtu ngarkohet edhe me detyrimin e pastrimit të territorit, vlerësim i papërfshirë në biznes plan, por që vlerësohet me një kosto të përafërt 25 milion euro. Një tjetër detyrim që do të ketë aksioneri shtetëror është edhe ndarja e kostove të interesit të kredisë 80 milion euro që do të merret për projektin, e cila sipas përqindjes së aksioneve i korrespodon një vlere prej 8.25 milion euro.

Në total kontributi në investim i palës së shtetit, është 299.75 milion euro. Nga këto para që investohen, në fund të 20 vjetëve do të merren 282 milion euro. Pra, do të humbim 17.75 milion euro. Norma e kthimit të investimit del negative -5.92%, ose -0.3% në vit. Këtu nuk janë llogaritur 50.5 milion euro kredi të marra për ndërtimin e Terminalit të Pasagjerëve dhe rregullimin e infrastrukturës së portit, grantet e BE-së dhe kosto për financimin e portit të ri (180 milion euro për palën shtetërore), apo përgjysmimin e të ardhurave nga aktiviteti i portual nëse projekti i ri është në partneritet me privatin.

Le të shohim pak modelin financiar të kompanisë Eagle Hills. Investon 80 milion euro cash të vetat dhe 80 milion euro janë kredi që i ka bashkë me ASDC, ku kosto interesi sipas aksioneve i takon 16.75 milion euro. Në total kontributi në kapital është 96.75 milion euro. Në fund do të marrë 572.5 milion euro dhe do të fitojë 478.75 milion euro. Norma e kthimit mbi investimin është 494%.

Prandaj vazhdoj të mendoj se ky projekt nuk është në interes të shtetit. E vetmja anë pozitive është përdorimi i emrit të themeluesit të Emaar Mohamed Alabbar, por që të blesh 478 milion euro një emër më duket shumë shtrenjtë.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

4 gola për 1 pikë, United e bën dramë ndaj Aston Villa-s, por Carrick beson ende: Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO)

09/11/2026
Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al