• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje të rënda/ Shqiptari masakroi me thikën e kuzhinës gruan e tij në Itali

31/03/2023
Detaje të rënda/ Shqiptari masakroi me thikën e kuzhinës gruan e tij në Itali

Dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në një familje shqiptare në Terni të Italisë. Mbrëmjen e së enjtes 62-vjeçari Xhaferr Uruçi qëlloi 5 herë me thikën e kuzhinës gruan e tij 56-vjeçare, Zenepen. Mes çiftit kishte grindje të vazhdueshme prej kohësh që kulmuan me një jetë të humbur. Policinë e lajmëroi djali i çiftit pasi ishte marrë në telefon nga nëna që i kërkonte ndihmë me ngashërim pasi bashkëshorti po e dhunonte.

Ai ishte xheloz dhe nuk pranonte që ajo të dilte nga shtëpia për të punuar në një dyqan peshku 500 metra më larg. Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes ishte tepër vonë. Gruaja kishte marrë plagë të rënda në stomak, qafë dhe shpatull. Autori është arrestuar dhe është dërguar në qeli në pritje të daljes para gjykatës për masën e sigurisë.

“Ajo jetonte me frikë”

Mediat italiane kanë publikuar dëshmi të shumta. Familjarët dhe fqinjët flasin për dhunë të vazhdueshme të bashkëshortit mbi gruan së 2 fëmijëve. “Zenepja kishte kohë që jetonte me frikë” – thotë një mik i gruas. “Ajo shpesh preferonte të qëndronte më shumë në punë sesa në shtëpi, sepse thoshte se atje kishte një grindje të vazhdueshme. Gjente pak qetësi vetëm pas banakut, apo me fëmijët dhe nipërit që i adhuronte”.

Të dy ishin martuar kur ishin të rinj në Shqipëri dhe më pas kishin mbërritur në Itali. Xhaferri nuk ishte aktiv në punë prej disa kohësh. Kishte punuar në sektorin e ndërtimit si murator. E shoqja fillimisht kishte punuar si pastruese dhe shtëpiake dhe më pas, rreth 17 vjet më parë, kishte gjetur një vend më të sigurt si shitëse dhe kuzhiniere në tregun e peshkut në Borgo Rivo. Kjo punë ishte bërë një familje e dytë për gruan. “Së shpejti do të organizojmë diçka për ta kujtuar dhe për t’i thënë mjaft dhunës ndaj grave”, – thotë Marco, pronari i dyqanit, i prekur nga ngjarja.

“Me sy të zi prej ditësh”

Policia kishte marrë shpesh njoftime për grindjet e tyre në familje. Asnjëherë ajo nuk kishte bërë zyrtarisht ankesë. “Prej një viti dhe sidomos kohët e fundit ajo ishte shpesh nervoze. Nja dy herë, teksa rrëfehej, ajo fillonte të qante. Rreth 1 vit më parë ajo kishte dalë jashtë për disa ditë me një sy të zi. Nuk kishte treguar kurrë se dhunohej, por thoshte se ishte një aksident” – thotë shoqja e saj.

Ishin të shumtë ata që e njihnin Zenepen në qytet. Mbi të gjitha banorët në zonën e Borgo Rivo, për shkak të punës së saj në kontakt me njerëzit, por edhe për simpatinë e saj të natyrshme dhe për aftësinë e tij për të qenë e hapur me të tjerët.

“Ajo ishte nga zemërmirë”- thotë një klient i dyqanit të peshkut. “E shihje se ajo kërkonte dhe dinte të jepte dashuri. Ende nuk dua ta besoj atë që ndodhi. Ajo dinte të buzëqeshte dhe të bënte shaka. Ishte një grua me vlerë të madhe. Ndoshta ajo ka duruar shumë. Nuk e di. Por në këtë pikë është gjithashtu e kotë të pyesësh, le të shpresojmë që drejtësia të marrë rrugën e saj dhe që ajo që ndodhi të jetë arsye për reflektim për të gjithë” – thotë ai.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al