• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drama e një familje shqiptare që kërkon azil, Majlinda rrëfen humbjen e bashkëshortit në Francë

03/04/2023
Drama e një familje shqiptare që kërkon azil, Majlinda rrëfen humbjen e bashkëshortit në Francë

Nga Entela Resuli

Majlinda Xheka është një nga gratë e forta të Shqipërisë. Jeta e saj mund të ishte bërë shumë mirë dhe një film, i cili sa të ngjall shpresë aq edhe të fut në mendime mbi faktin se sa shumë lufton njeriu për një jetë më të mirë.

Dhe të mendosh se deri në vitin 2018 jeta e saj, ishte një rutinë e zakonshme. Jetonte në Mamurras së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët, një vajzë (sot 18 vjeç) dhe një djalë (16 vjeç).

Majlinda, atëherë ishte 45 vjeçe dhe rrobaqepësia, profesioni i saj.

Që e vogël ka patur një makinë qepëse në shtëpi, por kjo punë, sidomos vitet e fundit i sillte shumë pak të ardhura.

Kjo grua, që të përlot dhe të mbush me shpresë në të njëjtën kohë, ku ti kupton se sa i fortë është njeriu dhe se çfarë dramash po shkakton mungesa e një sistemi normal në vendon tonë, është e ftuara jonë.

Në 2018-ën, jeta e Majlindës ndryshoi brenda një nate.

“Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të largohesha për të kërkuar azil, por ishte iniciativa e bashkëshortit. Një problem me shëndetin e tij pas një operacioni të vështirë, e trembi, sidomos ngaqë fëmijët ishin të vegjël dhe dëshironte që t’i rriste. Mori vendimin për të ikur në Francë, ishte në kërkim të një vendi ku të kurohej dhe të shërohej. Ishte shumë i guximshëm. Më tha një ditë: do të ikim. Nuk kemi çfarë humbasim. Këtu betejën e kemi të humbur.”

Mesa duket zvarritja dhe peripecitë në spitale, ishin të padurueshme për një njeri që e di se në trupin e tij ka… tumor.

Aventura e çon familjen e Majlindës drejt Francës,ku ata shpresonin për një mjekësi cilësore e falas.

“Ai ishte i bindur që Franca kishte një mjekësi të mirë dhe për këtë arsye zgjodhi këtë vend. Unë nuk e dija gjendjen aq rëndë. Nuk ma kishte treguar. Ai e dinte. U nisëm dhe sapo u sistemuam në një hotel. Merr vajzën me vete dhe niset në një qendër shëndetësore duke u paraqitur si një rast urgjent. Kontrollohet nga mjeku atje dhe i thonë që, ti duhet të operohesh menjëherë.

Në ato momente ishte shtangur, pasi kishte vajzën me vetë, dhe i thotë me jepni pak kohë sa të bashkoj vajzën me pjesën tjetër të familjes”- tregon Majlinda me zërin që i dridhet.

“Ai donte të jetonte me çdo kusht. Ishte shumë i ri, fëmijët i kishte pikë të dobët. Nuk duhej të largohej. Nuk e pranonte dot këtë fakt, paçka se nuk e jepte veten kaq hapur, por lufta e tij dhe përpjekjet që bënte për ta fituar këtë betejë të shëndetit e tregonin këtë”.

Vrapi për të shpëtuar jetën

Majlinda na tregon më tepër rreth sëmundjes së bashkëshortit të saj.

“Teksa po kalonte disa ditë duke u bërë gati për operacionin e radhës, pati një hemorragji të rëndë dhe hoteli na shoqëroi me ambulancë në spital, aty e bëri operacionin që duhej.

Pasi doli nga salla, mjeku kërkon një familjar që di frëngjisht. Mirëpo unë e kuptoja gjuhën, aty më shpjegoi mjeku se, gjendja e tij ishte e rëndë dhe serioze, nuk duhej nënvlerësuar dhe duhej ndjekur hap pas hapi.

Më shpjegoi gjithashtu se ka vetëm një shans që ai të shpëtonte, nëse nuk pëson metastazë dhe tumori nuk prek kockën.

Pjesë e kurimit ishte dhe nënshtrimi i kimioterapisë, përpara se të kryente një tjetër operacion që e kishte të nevojshëm”.

Shërbimi që ka marr në spital ka qenë i përkryer sipas Majlindës. Nuk u ka munguar asgjë, edhe pse ishin emigrant të cilët kishin kërkuar të pajiseshin me dokumente. Spitali është kujdesur imtësisht për gjendjen e bashkëshortit të saj. Gjendeshin të vetëm por jo të lënë pas dore.

“Përderisa ishim azilant, shteti na ndihmonte, ishim në procedurë për të bërë dokumentet, dhe merrnim një pagesë mujore me të cilën përballonim jetesën”.

Beteja e bashkëshortit të Majlindës për të jetuar vazhdon më tej në një spital të specializuar në Strasburg, ku krejt familja bllokohet për shkak të pandemisë Covid-19.

“Pas operacionit të dytë, bashkëshorti u bë edhe më keq. Kjo përkoi edhe me kohën kur u “pushtuam” nga Covid-19. Mesa duket metastaza kishte filluar. Shkojmë në spital. E mbajtën 2 javë atje dhe më pas çuan në Strasburg. Në këtë spital kishte shumë shpresa dhe më thoshte; nëse mua nuk me bënë derman as Strasburgu atëherë punën do e kem shumë keq.

Qëndroi 1 muaj në spital, e unë dhe as fëmijët nuk e takonim dot për shkak të virusit.

Asistentja e spitalit më tha që është rëndë, por do t’i nënshtrohet një kimioje tjetër, ndaj mos u shqetëso.

Kishim ditë që nuk po lidheshim dot. Pas disa përpjekjesh u lidhëm me spitalin. Na thanë që kishte vdekur mëngjesin e asaj dite që ne po e kërkonim me ngulm. Diçka kishim parandier.”

Në tregimin e saj lexohet qartë që dy vitet e fundit tronditja që ka pësuar i ka lënë një traumë të cilën ajo në pamje të parë po mundohet ta kalojë.

Vështirësia për ta sjellë trupin në Shqipëri ishte e madhe dhe pagesa ishte tepër e lartë. Por, Majlinda me ndihmën e të afërmve dhe shqiptarëve të mirë nga Kosova që kishte njohur atje arriti të siguronte mundësinë për ta sjellë në vendin e vet. Me saktë, e solli në Shqipëri agjencia funerale, ku familjarët e tij e pritën dhe i bënë ceremoninë e fundit.

Fëmijët dhe gruaja që ai i mori me vete kur iku, nuk u kthyen me të!

“Unë, vajza dhe djali, nuk erdhëm dot. Nuk na lanë të udhëtonim. Ishte koha e Covidit”.

Kjo ishte një nga dramat me të mëdha të fëmijëve të çiftit Xheka. Që prej asaj dite ata nuk po qëndronin dot më në atë vend. Fakti që nuk kishin mundur të përcillnin të atin për në banesën e fundit i mundonte. Nuk ishin më të qetë. Donin të preknin varrin e të atit. U duk sikur e braktisën!

“Qëndruam edhe një vit pas vdekjes së bashkëshortit dhe më pas ishte e pamundur. Vajza dhe djali po e përjetonin shumë keq, kështu që u kthyem, lamë gjithçka përgjysmë për sa i përket dokumentacionit. Asgjë nuk kishte më rëndësi për mua dhe për ata se sa shëndeti”.

Majlinda me fëmijët vendosin të kthehen në Shqipëri. Por kthimi nuk ishte i lehtë. Ata nuk kishin asgjë këtu, as shtëpi, as punë. Të afërmit e bashkëshortit u siguruan një banesë dhe Majlinda nisi kërkimet për një punë. Ishte tepër e vështirë të gjente diçka që t’i përshtatej.

Dhe pikërisht kur çdo shpresë po humbte, ajo bëhet më aktive dhe fillon të punoj.

Përmes strukturave lokale, ajo bie në kontakt me World Vision Shqipëri dhe programin RE-IN-VEST me të cilin GIZ dhe qeveria gjermane mbështesin emigrantët e rikthyer. Familja e Majlindës fillimisht përfiton mbështetje me pako ushqimore dhe higjienike, pastaj ndjek trajnimet Empower World View dhe Celebrating Family, dizenjuar për të përmirësuar situatën e rënduar emocionale të familjes.

Më pas, World Vision, i gjen punë në një fasoneri në Fushë-Krujë, ku me të ardhurat që merr përballon jetesën. Vajza e Majlindës, gjeti një mundësi të studionte në Itali. Majlinda vetë, përmes punës po tejkalon ngadalë traumën e humbjes së njeriut të shtrenjtë. Djali, akoma adoleshent jeton me të. “Dua shumë që të qëndrojë në Shqipëri. Emigrimi për të është i vështirë dhe i dhimbshëm”.

Asaj këtë shije i ka lënë, ndaj shpreson që dhe djali i vet ta shohë jetën dhe punën e tij këtu, e të mos ikë larg, në vende nga ku dhe mund të mos kthehesh.

Pasa historisë së Majlindës kuptojmë se sa munduese është të jetosh në një vend ku e ke të vështirë të marrësh shërbim shëndetësor nëse nuk je një familje me të ardhura mbi mesataren dhe se sa të dobët dhe të brishtë ndihemi në këtë vend përball institucioneve që duhet t’u shërbejnë qytetarëve të tyre.(Voxnews.al)

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale

Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale

07/11/2026
Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al