• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rroga e majme e Arbana Osmanit si moderatore e Big Brother dhe shifrat që fiton në rrjetet sociale

25/04/2023
Rroga e majme e Arbana Osmanit si moderatore e Big Brother dhe shifrat që fiton në rrjetet sociale

Rroga e majme e Arbana Osmanit si moderatore e BBV dhe shifrat që fiton në rrjetet sociale

Banorët e “Big Brother Vip” janë në qendër të vëmendjes përgjatë gjithë kohës, çfarë bën që edhe vetë moderatorja e këtij formati, të shndërrohet në një ndër figurat më të dashura për ndjekësit.

Arbana Osmani është ndër personat më të ndjekur e më të pëlqyer, pikërisht edhe për rolin e saj si prezantuese e një formati sa të bukur, aq edhe të vështirë. Por veç pyetjeve më të zakonta që ka rreth saj, shpesh ndjekësit i “mundon” edhe fakti sesa paguhet Arbana, si personi që është në krye të një prej spektakleve më të pëlqyera.

Teksa shkojnë drejt finales, banorët e BBV janë gjithmonë më të interesuar për çmimin e madh, i cili ka rënë nga 100 mijë euro, si pasojë e thyerjes së rregullave. Edhe prime-n e kaluar, banorët pyetën se sa ishte çmimi i madh ndërkohë që përgjigja e Arbanës ishte epike.

“Mezi po mbaj lekët e mia, të llogaris tuajat”, u shpreh moderatorja. Si duket Arbana ka disi të drejtë pasi për moderimin e saj në “Big Brother VIP”, ajo paguhet të paktën me rrogë mujore mbi 8.100 euro.

Të dhënat për pagën e saj u zbuluan disa muaj më parë pas një skandali që plasi në rrjet ku u publikuan të gjitha pagat e shqiptarëve. Por natyrisht që kjo është paga e deklaruar e Arbanës, pasi moderatorja ka edhe kontrata me disa nga bizneset që sjell si reklama në “Big Brother”, duke shtuar kështu edhe pagesën e saj.

Çfarë e bën Arbanën, një ndër moderatoret më të paguara në vendin tonë. Në këtë edicion të dytë të spektaklit, moderatorja po vërteton edhe njëherë se mbetet ndër prezantueset më të afta në vendin tonë, duke ia dalë të mbajë mbërthyer audiencën, por edhe të menaxhojë situatat që krijohen. Natyrisht që edhe për vetë Arbanën, kjo është një periudhë e ngjeshur, por duhet thënë edhe e frytshme.

Në rrjetet e saj sociale, shifrat rriten përditë, duke u përkthyer në një biznes për të. Kështu që nga nisja e “Big Brother”, për të janë shtuar ndjekësit, por edhe kontratat e bashkëpunimit, e për rrjedhojë edhe tarifat e publikimit në rrjetet sociale.

Nëse e keni vënë re, në “Intagram”-in e saj, ka një sërë bashkëpunëtorësh, që prej kohësh pasqyrohen prej saj në rrjetet sociale. Por, duket se me famën që “Big Brother” ka, janë shtuar ndjeshëm edhe bashkëpunimet për të, si rrjedhojë edhe çmimet.

Aktualisht, Arbana Osmani është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat. Një postim në faqen e saj, kap shifrën e 5 mijë eurove, duke mbajtur kështu fronin sa i përket “Instagram”-it. Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro.

Në nisje të këtij spektakli, Arbana Osmani humbi një numër të madh ndjekësish, për shkak të një konflikti të ndodhur brenda në shtëpi. Shumë prej tyre kanë akuzuar produksionin e “Big Brother VIP” të cilët shpreheshin se po i bëjnë një “padrejtësi” Luizit dhe kjo gjë duket se reflektoi dhe te moderatorja e spektaklit Arbana Osmani.

Prezantuesja humbi plot 2 mijë “followers” në më pak së 24 orë në llogarinë e saj në “Instagram”, ku është dhe tepër aktive. Nga 938 mijë ndjekës, Arbana ka rënë në 936 mijë ndjekës. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatorja e cila “shfrytëzoi” dhe një moment gjatë spektaklit për ta treguar këtë.

Armaldo i kërkoi që gjatë spektaklit të “Big Brother” të reklamojë “Instagram”-in e Teatrit, mirëpo Arbana iu përgjigj me humor duke i thënë se po humb ndjekësit e saj për fajin e tyre. Por sot që flasim, Arbana ka në llogarinë e saj më shumë 945 k, duke qenë ndër personazhet më të ndjekur.

Kryesisht, “Instagram”-in moderatorja e përdor për bashkëpunimet e saj, duke e shndërruar në biznesin më perfekt. Natyrisht që deri në fund të këtij spektakli, vëmendja për të do të jetë e madhe, ashtu edhe si kërkesa për të bashkëpunuar.

Nëse vitin e shkuar, në këtë periudhë, ajo dhe Bora Zemani mbanin fronin sa i përket pagesave të larta për postimet në “Instagram”, këtë vit, Arbana nuk njeh rivale.

E duket se pas suksesit të “Big Brother”, për të ky është një tjetër sukses që kulmon pikërisht me periudhën kur edhe “reality” transmetohet.

Related Posts

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë
Kryesore

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë

09/07/2026
One Albania rrit çmimet, ankesa të shumta nga qytetarët
Kryesore

One Albania rrit çmimet, ankesa të shumta nga qytetarët

09/07/2026
Miratohet vendimi në qeveri, Lamallari: Rrisim pagën dhe mbështetjen financiare për zjarrëfikësit
Kryesore

Miratohet vendimi në qeveri, Lamallari: Rrisim pagën dhe mbështetjen financiare për zjarrëfikësit

09/07/2026
Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal
Kryesore

Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal

09/07/2026
U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës
Kryesore

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve
Blog

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E gjeti me detektor metalesh duke menduar se ishte ar, por zbuloi një thesar 4.6 miliardë-vjeçar

E gjeti me detektor metalesh duke menduar se ishte ar, por zbuloi një thesar 4.6 miliardë-vjeçar

10/07/2026
Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

10/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al