• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gonxhja përplaset fort me Shabanin: Humbës si ty janë zhgënjim i qytetarëve që presin opozitë. Ti je më keq se ai që fluturoi me ‘BMW’, ti fluturon me presh…!

23/08/2023
Gonxhja përplaset fort me Shabanin: Humbës si ty janë zhgënjim i qytetarëve që presin opozitë. Ti je më keq se ai që fluturoi me ‘BMW’, ti fluturon me presh…!

Aksidenti i pazakontë te diga e liqenit të Tiranës ka sjell ndër të tjera edhe një përplasje mes kreut të Nismës Thurje, Endri Shabani dhe drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja. I pari që reagoi ishte Shabani, i cili bënte një lidhje të çuditshme mes çmimit të rritur të patentës dhe aksidentit që ndodhi duke u gdhirë e marta. Kaq ka mjaftuar që Gonxhja t’i kundërpërgjigjet me një reagim të gjatë e të ashpër. Ja çfarë shkruan më poshtë kreu i DPSHTRR.

Surrat i ri, politik e vjetër! Ndaj mezi merr 1% në çdo zgjedhje! Ironiku i Thurrjes godet partinë e tij të parë! Doktor Adhamudhi, E-Ndriti, patetiku i Nismës Mburrje, ngec në një tjetër status aksidental. Nuk i pi ujë receta, sepse përton, s’njeh, s’lexon, s’informohet drejt mbi problematikat dhe zhvillimet e shoqërisë që rreket të shpëtojë! Gati 8 vjet në timon ka personi i ngjarjes që E. Shabani komenton, patentën e ka marrë në vitin 2016, kur DPSHTRR-në e drejtonte kolegu LSI-st i Shabanit, Ylli Spahiu! Me rregull treshi, se aq nivel lejon statusi banal i kreut të pjellës së LSI (nismës #), fajin s’ja ka Gonxhja, por rrënja e vet!

Bravo për vetëdemaskimin o Doktor i Shkencës! Ndërsa për çmimin e patentës, Gonxhja i rri qëndrimit të vet, për proces Autoshkollimi cilësor, jo gjysmak, jo fiktiv, jo në të zezë e jo nën koston minimale që ky shërbim kërkon që të kryhet ligjor e në një standard serioz! Ti o opozitar i cekët, nëse do doje të kuptoje e të reagoje racionalisht e me seriozitet, duhet ta mbështesje Gonxhen si qëllim e si kauzë, që brezat e rinj të dilnin shoferë edhe më të mirë, që rrugët e qytetet të qenë edhe më të sigurta, por ti nuk e ke misionin as të rregullosh gje e as të punosh për interesin publik, e ke “sa me u gjend Kola në punë”, ndaj dhe elektorati s’ta var! Ti je më keq se ai personi që fluturoi me BMW, ti fluturon me presh…!

Ti në mënyrë të ndërgjegjshme abuzon, gënjen, keqinformon duke përdorur edhe atë pak rol minimal por sidoqoftë publik që ke, kundër interesit real publik, duke ia larguar opinionit faktet dhe duke shpërdoruar edhe ato 1% të votave që një pakicë të dha, i frustruar që s’ke argument, që s’ke popullaritet, i vetëdënuar të plakesh pa lënë asnjë gjurmë në këtë vend! Nëse do ishe aq detajist sa për të regjistruar Facebook-un tënd me Dok. para emrit (tregues kompleksi inferioriteti e krize vëmendjeje), për të njohur sadopak revolucionin, përpjekjet, sukseset e risitë e punës së ekipit të DPSHTRR, nuk do të katandiseshe sot, për shkak të daljeve mediokre si kjo, investitori më aktiv e kryeautor i dështimit tënd!

Humbësat si ty Endrit Shabani janë zhgënjim i qytetarëve të këtij vendi, që presin oponencë objektive, konstruktive, reale, inteligjente, me permbajtje, kurajo e integritet, dinjitet e dedikim, jo pallavra meskine! Gjynah për abortin e NTH! Ti dhe tërë pseudokritikët si ty, më bëni nder sa herë më bini në qafë, njëkohësisht duke dëmtuar ju veten, sepse për DPSHTRR flet puna dhe qytetarët që marrin 3 milionë shërbime në vit nga enti i transformuar rrënjësisht që drejtoj!

Related Posts

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)
Kryesore

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)

09/12/2025
E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale
Kryesore

E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

09/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta
Kryesore

Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta

08/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ariana Grande flet për ish-të dashurin e saj Mac Miller: I jam mirënjohëse

Ariana Grande flet për ish-të dashurin e saj Mac Miller: I jam mirënjohëse

09/12/2025
Labinoti pretendon se i siguroi fitoren Stresit, reagon reperi

Labinoti pretendon se i siguroi fitoren Stresit, reagon reperi

09/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al