• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkrimtari grek tallet me Mitsotakis: Nëse politika e jashtme përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri, të hidhen diplomat në det

23/08/2023
Shkrimtari grek tallet me Mitsotakis: Nëse politika e jashtme përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri, të hidhen diplomat në det

“Fredi Beleri ka një të shkuar të errët”. Kështu shprehet një tjetër grek, shkrimtar,

Dimitras Danikas me anë të një shkrimi ka analizuar situatën në të cilën ndodhet marrëdhënia diplomatike mes Shqipërisë e Greqisë, për shkak të Fredi Belerit.

Ai shprehet se Beleri nuk mund të jetë i pafajshëm vetëm për faktin që është grek dhe Rama nuk mund të ngarkohet me faj vetëm par faktin se është shqiptar.

Ai shkruan se Greqia duhet të heqë dorë nga roli i figurantit dhe i pësuesit të përhershëm.

Ironia e tij karakterizon çdo rresht, ndër të cilët thotë se nëse politika e jashtëm e Greqisë përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri, diplomat duhet të hidhen në detin Egje.

Shkrimi i Dimitris Danikas:

Epo, ai njeri është qelibar. Përtej çdo dyshimi. Fredi Beleri, po ç’thoni tani? I pafajshëm dhe i panjollosur. Si një e virgjër e pa qepur?

Dhe gjithçka që ndodh në Himarën e Shqipërisë greqishtfolëse është planifikuar nga mjerani, antigreku dhe turkofili Edi Rama.

Dhe disi kështu ecim. Me të tilla marrëzira të përmasave epike, matur me metrin e marrëzisë së helenofrenisë së famshme dhe të pamposhtur.

Domethënë, Fredi Beleri është i miri. Dhe Edi Rama i keqi. Dhe pse është Fredi Beleri i miri? Sepse thotë është grek. Dhe pse Edi Rama është i keqi? Sepse është shqiptar.

Me pak fjalë, çdo grek është i mirë dhe çdo shqiptar është i keq. Të bie në shesh, të përpëlitem nga të qeshura të pandërprera dhe shurdhuese.

Këtu as për të afërmit e mi më të afërt nuk e vë dorën në zjarr. As, fjala që bie, për veten time. Dhe do rri të mbështes, me fanatizëm, një farë Fredi Beleri sepse u votua si kryetar i bashkisë së Himarës? Nuk jemi në terezi.

Le që të njëjtën gjë do të thosha për shumicën e kryebashkiakëve në të gjithë territorin grek. Le që është vërtetuar një realitet i neveritshëm.

Që d.m.th “Pjesa” më e korruptuar e administratës është “privilegj” i vetëqeverisjes! Dhjetra kryebashkiakë po notojnë në korrupsion dhe ngatërresa. Çfarë të kujtoj më parë? Më e fundit, lidhur me plazhet. Situata është makth.

Dhe pse Kostas Bakojanis e konsideroi detyrim të shkonte drejt Himarës për të mbrojtur të drejtat e një kryebashkiaku të akuzuar për përfshirje? Mos ndoshta zotëron informacion konkret? Mos ndoshta ka në duar prova të forta të pafajësisë dhe “përtej çdo dyshimi” të Fredi Belerit?

Përgjigja ime dyshuese është një: sepse publiciteti është i madh. Sepse një tufë bashkëqytetarësh pa tru e fanatikë nxituan të shfrynin inatin kundër Shqipërisë.

Sepse toponimi “Shqipëri” çon drejt mafies, hajdutëve dhe përdhunuesve. Dhe sepse kjo temë shitet çmendurisht.

Kështu, të thotë, me spond dhe me bekimin e Fredi Belerit, mund të shkëpus vota nga të tjerët pa tru që ecin bashkërisht me Ilia Kasidiarin.

Për shtat rasti i Fredi Belerit. Dhe për spekullim. Dhe për racizmin latent. Dhe për publicitet. Dhe për gjuetinë e votave mes morisë së “Spartanëve” dhe “fiseve” të tjera të çuditshme e të rrezikshme.

Dhe për heroizëm falas. Dhe për demonstrimin e forcës së Greqisë “së madhe” kundër Shqipërisë “së pazhvilluar” dhe “të prapambetur”

Nëse kjo quhet politikë e jashtme serioze, atëherë unë jam pasardhësi i një Xhulian Robert Oppenheimer.

Greqia duhet të dalë si një “superfuqi” e Ballkanit. Greqia vetëm me zhvillim dhe vrull ekonomik mund ta pretendojë këtë rol.

Greqia duhet t’i përkushtohet sulmeve të miqësisë. Greqia duhet të heqë dorë nga roli i figurantit dhe i pësuesit të përhershëm, dy “karizma” të pashërueshme që jo vetëm e nënvleftësojnë por edhe e mëvetësojnë.

Nëse politika jonë e jashtme, sidomos tani me Sulltanin e Turqisë që monitoron, përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri.

Nëse marrim rolin e mbrojtësit me kriterin e vetëm helenizmin e tij.

Dhe nëse “grushtohemi” me fidanin tjetër Edi Ramën, në vend që ta rrethojmë me sulme miqësie dhe me lehtësira ekonomike drejt Shqipërisë, e atëherë, të gjithë në trupin diplomatik që besojnë këtë, duhet t’i hedhin diplomat në detin Egje.

Dhe së fundi, kopjoj një qëndrim përkatës të Nikos Ksidakis, i cili më parë ka qenë ministër i Jashtëm Alternat:

“Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit. Ai nuk është njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Do duhej të ishte pastruar kjo histori shumë muaj më parë. Dhe të mos arrinte të bëhej gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo dhe aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”

Të dashur, politika e jashtme nuk është sinonim i mëngjeseve dhe kurorave etnopatriotike që zakonisht përfundojnë në bumerang. As Fredi, as Beleri. Seriozitet elementar!

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

21/12/2025
Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al