• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestimet për korrupsion/ Rama: Përgjegjësia ime nuk është të skuqem apo të kërkoj ndjesë

05/09/2023
Arrestimet për korrupsion/ Rama: Përgjegjësia ime nuk është të skuqem apo të kërkoj ndjesë

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimet që kanë ndodhur në radhët e Partisë Socialiste. Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama ka deklaruar se ai ka përgjegjësi morale, por nuk ka as përse të skuqet apo të kërkoj ndjesë. Po ashtu ka deklaruar se nëse dikush ka përdorur flamurin e PS-së për të vjedhur apo bërë korrupsion do të marrë ndëshkimin që meriton nga drejtësia.

“Nuk e di sa prej jush këtu mendojnë me gjithë mend se ky vend bëhet, dhe se këtë e bën Partia Socialiste dhe asnjë forcë tjetër që ka pasur mundësinë apo çdo individ që sheh Shqipërinë si një jorgan për t’u djegur kur e pickon pleshti i interesit të vetë. Po të mos e besoja që ky vend bëhet, as do kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historik të PS-së, e as do përpiqesha t’i zija vendin. Apo të mbaja në kurriz në 20 vjet më shumë baltë se të gjithë ju bashkë për të qëndruar si lider. As do e përballojë dot. Nuk do i hyja detit në këmbë për këtë. Ma dëgjoni mirë këtë ju dhe gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë fjalën e neveritshme që Rama të lëshon, Rama s’të mbron. Unë kam përgjegjësi të madhe morale, më të madhen fare nga të gjithë ju, por e dini se cila është përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem apo të kërkoj ndjesë pse dikujt që i besoj një detyrë në frontin e betejave. Kur i merr mendjen pushteti dhe paraja, tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin shqiptar! Nëse njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur në të tjerët u dashka ta përdorim si letër higjienikë për të fshirë bajgat e korrupsionit! JO JO JO. Përgjegjësia ime morale është mos lërë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdo lloj klyshi të atij soji të vjetër politik. Jo se nuk kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë kur dëgjoj, jo po se mbrojti jo e lëshon, këdo që ka ngrënë pas shpinës sime, pas partisë e pas një populli të tërë,” tha Rama.

Related Posts

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove
Kryesore

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove

02/11/2026
‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!
Kryesore

‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!

02/11/2026
Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës
Lajme

Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës

02/11/2026
Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit
Lajme

Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit

02/11/2026
Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet
Kryesore

I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet

02/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga pengjet te premiot, Egnatia kërkon historinë edhe në Europë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Nga pengjet te premiot, Egnatia kërkon historinë edhe në Europë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

03/11/2026
FORMULA 1/ Rusell braktisi festën e Kimit, Volf: Moment katastrofik për të

FORMULA 1/ Rusell braktisi festën e Kimit, Volf: Moment katastrofik për të

03/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al