• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga pengjet te premiot, Egnatia kërkon historinë edhe në Europë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

03/11/2026
Nga pengjet te premiot, Egnatia kërkon historinë edhe në Europë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Egnatia po zhvillon një sezon me objektiva të mëdha, ku sfida për të konfirmuar dominimin në futbollin shqiptar ndërthuret me dëshirën për të lënë gjurmë edhe në Evropë. Rrogozhinasit kanë gjetur sërish rrugën drejt kreut të Abissnet Superiore, por tashmë i pret një tjetër provë e rëndësishme në Conference League, aty ku do përballet me Universitatea Craiova në Rumani.

Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, në bisedën me gazetaren Trevisa Tufa në emisionin “Sport Neës” në Neës 24, ka analizuar momentin që po kalon Egnatia, objektivat në kampionat dhe aventurën në Conference League.

Aleksi, një sezon ndryshe ky për Egnatia-n, i ngarkuar, jeni në garë në dy fronte. Sa e vështirë është?

Totalisht është e vështirë, jemi përgatitur për këtë gjë. Presidenti ka plotësuar grupin, është e vështirë pasi ka lodhje. Kemi bërë fazë të mirë që nga fillimi. Deri tani ka shkuar mirë.

Nuk është se po kurseheni në kampionat, të paktën jo deri më tani. A i ka Egnatia forcat dhe elementet për të luajtur “all-in” në të dy turnet?

Jemi gati dhe do luftojmë për të gjitha frontet. Ne do bëjmë mirë, do të jemi konkurrues. Objektivi ynë është që të ecim sa më shumë në Conference. Ekipi i ka të gjitha mundësitë për të bërë sa më mirë.

2 pikë në 2 ndeshjet e para në Conference League, por ndjesia është që mund të bënit më shumë. A është kështu? Keni ndonjë peng deri në këtë pikë të Conference League?

Na ka ngelur peng barazimi në Danimarkë. Të gjithë do ishin të kënaqur me barazim, por për mënyrën si shkoi ndeshja, mund të merrnim më shumë. Besoj se do të bëjmë maksimumin, ato pikë që lamë në Danimarkë, t’i rikuperojmë.

Xhiro e tretë iu rezervon Universitaten Craiova, kampionët në fuqi të Rumanisë. A është kjo një nga sfidat më të vështira të kësaj faze, çfarë ndeshje prisni?

Është e vështirë. Ne i kemi studiuar, janë ekip i fortë dhe luajnë futboll të mirë e të hapur.

Një rival që në dy ndeshjet e para ka marrë 4 pikë, do vendosje bast për një “X”, a mjafton të mos humbisni?

Ne futemi në secilën ndeshje për fitore, pavarësisht nivelit të kundërshtarit apo buxhetit. Ne kemi treguar që jemi “kockë e fortë”, shpresoj që të kemi edhe pak fat edhe t’ia dalim.

Në tre sfidat e fundit, vlen të veçohet ajo kundër Bragës. Sigurisht, është herët për të bërë llogari, por çfarë ndjesie keni në dhomat e zhveshjes? A mund të shkruajë Egnatia historinë, të kalojë Fazën e Ligës? A keni në tavolinë ndonjë promio të madhe?

Ne po shijojmë këtë mundësi që na është dhënë, shpresoj që të arrij sa më larg. Duam të bëjmë maksimumin për të kaluar grupin. Ne kemi premio në çdo ndeshje në Europë.

Aleksi, jam e bindur që do flasim sërish për aventurën Evropiane, kam dhe dy pyetje shkurt në lidhje me kampionatin.

Ne jemi të kënaqur si ka shkuar faza e parë. Deri tani jemi të kënaqur. Nuk do të thotë asgjë, pasi edhe rivalët tanë kanë bërë mirë. Mund të them se objektivi është i qartë, të ruajmë titullin kampion.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FORMULA 1/ Rusell braktisi festën e Kimit, Volf: Moment katastrofik për të
Sport

FORMULA 1/ Rusell braktisi festën e Kimit, Volf: Moment katastrofik për të

03/11/2026
Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin më të mirë të javës së 9-të
Sport

Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin më të mirë të javës së 9-të

03/11/2026
Mungon nga fushat e lojës, Thomas Strakosha merr çmimin prestigjioz në kampionatin grek
Sport

Mungon nga fushat e lojës, Thomas Strakosha merr çmimin prestigjioz në kampionatin grek

03/11/2026
Interes i jashtëzakonshëm në “Air Albania”, zbulohet numri i biletave të shitura për Shqipëri-Finland – Balkanweb.com – News24
Sport

Interes i jashtëzakonshëm në “Air Albania”, zbulohet numri i biletave të shitura për Shqipëri-Finland – Balkanweb.com – News24

03/11/2026
Trajneri Armir Grima pas shortit të Nations League: Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B
Sport

Trajneri Armir Grima pas shortit të Nations League: Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B

03/11/2026
UEFA Women’s Nations League 2027/ Shqipëria në grupin B1, njeh kundërshtaret në edicionin e ri – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Women’s Nations League 2027/ Shqipëria në grupin B1, njeh kundërshtaret në edicionin e ri – Balkanweb.com – News24

03/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga pengjet te premiot, Egnatia kërkon historinë edhe në Europë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Nga pengjet te premiot, Egnatia kërkon historinë edhe në Europë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

03/11/2026
FORMULA 1/ Rusell braktisi festën e Kimit, Volf: Moment katastrofik për të

FORMULA 1/ Rusell braktisi festën e Kimit, Volf: Moment katastrofik për të

03/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al