• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trajneri Armir Grima pas shortit të Nations League: Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B

03/11/2026
Trajneri Armir Grima pas shortit të Nations League: Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B

Në Nyon të Zvicrës, Kombëtarja shqiptare e vajzave njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në edicionin e ardhshëm të UEFA Women’s Nations League. Skuadra kuqezi do të garojë në Grupin B1, ku do të ketë përballë Belgjikën, Serbinë dhe Rumaninë.

Pas shortit, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, foli për fshf.org, duke komentuar kundërshtarët që do të ketë përballë skuadra kuqezi.

“Ne e prisnim që të kishim ndeshje të forta dhe, ashtu siç e parashikonim, edhe shorti na rezervoi kundërshtarë të tillë. E dimë forcën dhe nivelin e ekipeve në Ligën B. Belgjikën e njohim, pasi jemi përballur me të para disa kohësh. E dimë forcën e Serbisë, ashtu si edhe nivelin e Rumanisë. Ishim të përgatitur që do të kishim kundërshtarë të fortë dhe do të përgatitemi për të përmbushur objektivat tona dhe për të bërë sa më mirë në këtë grup.

Na pret një punë e vështirë. Po mendojmë të forcojmë sa më shumë skuadrën dhe të afrojmë në grup vajza sa më cilësore, pasi këto ndeshje kërkojnë një ekip të fortë për t’u përballur me kundërshtarët që kemi përpara. Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B dhe, gjatë ndeshjeve, të shohim se si do të shkojnë gjërat. Pse jo, të pretendojmë edhe diçka më shumë”, u shpreh trajneri Grima.

Dy ndeshjet e para të këtij edicioni janë programuar të luhen në periudhën 23 shkurt – 6 mars, ndërsa dy takimet e radhës do të zhvillohen nga 13 deri më 24 prill. Dy sfidat e fundit të grupit janë planifikuar për periudhën 7–15 qershor.

Në ditët në vijim pritet të përcaktohet kalendari i plotë i ndeshjeve, me datat, oraret dhe stadiumet ku do të zhvillohen takimet.

Related Posts

UEFA Women’s Nations League 2027/ Shqipëria në grupin B1, njeh kundërshtaret në edicionin e ri – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Women’s Nations League 2027/ Shqipëria në grupin B1, njeh kundërshtaret në edicionin e ri – Balkanweb.com – News24

03/11/2026
Paradoksi i Antonellit, italiani kampion bote, por i 17 për përfitimet financiare në vit
Sport

Paradoksi i Antonellit, italiani kampion bote, por i 17 për përfitimet financiare në vit

03/11/2026
NBA/ Start impresionues, Philadelphia dhe Houston dominojnë konferencat
Sport

NBA/ Start impresionues, Philadelphia dhe Houston dominojnë konferencat

03/11/2026
Partizani gjen “shërim” në Durrës, feston Karoglan, Dinamo “ngec” në Vorë – Balkanweb.com – News24
Sport

Partizani gjen “shërim” në Durrës, feston Karoglan, Dinamo “ngec” në Vorë – Balkanweb.com – News24

03/11/2026
Tragjedi në Spanjë, u përplas dhunshëm me portierin, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Tragjedi në Spanjë, u përplas dhunshëm me portierin, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar

03/11/2026
Tragjedi në Spanjë, u përplas dhunshëm me portierin, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Tragjedi në Spanjë, u përplas dhunshëm me portierin, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

03/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri Armir Grima pas shortit të Nations League: Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B

Trajneri Armir Grima pas shortit të Nations League: Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B

03/11/2026
UEFA Women’s Nations League 2027/ Shqipëria në grupin B1, njeh kundërshtaret në edicionin e ri – Balkanweb.com – News24

UEFA Women’s Nations League 2027/ Shqipëria në grupin B1, njeh kundërshtaret në edicionin e ri – Balkanweb.com – News24

03/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al