• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet nëna e 22-vjeçares që u mbajt peng nga burri në Greqi: E ruante me kamera, nëse dilte e kërcënonte

27/09/2023
Flet nëna e 22-vjeçares që u mbajt peng nga burri në Greqi: E ruante me kamera, nëse dilte e kërcënonte

Historia e një 28-vjeçari shqiptar i cili mbante të mbyllur bashkëshorten e tij Dafina Kurtin së bashku me vajzën 2 vjeç e gjysmë dhe ushtronte rregullisht dhunë ndaj tyre në fshatin Volos të Greqisë, ka tronditur publikun.

Tortura dyvjeçare vinte për shkak se Dafina kishte lindur një vajzë dhe jo një djalë. Ajo u shpëtua nga banorët e lagjes të cilët kishin dëgjuar britmat e saj. Ata shkuan në shtëpi duke goditur dyert dhe njoftuan policinë. 28-vjeçari tentoi të dilte nga banesa, por fqinjët e ndaluan. Kur policia hyri në banesë gjetën nënën e re e cila kishte përqafuar fëmijën e saj dhe ishte e mbuluar me gjak me shenja mavijosje në qafë, pasi bashkëshorti kishte tentuar ta mbyste.

Nëna e Dafinës ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se dhëndri ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj vajzës së saj, edhe kur ndodheshin në Shqipëri, por edhe kur ata vendosën të jetonin në Greqi. Dhuna u agravura edhe më shumë pasi Dafina lindi një vajzë, pasi Aurel Kurti preferonte të kishte djalë. Ai e mbajti larg çdo komunikim dhe nuk e lejonte të fliste me askënd.

Lume Rama: Vajza e ka njohur Aurelin me dashuri. Ai ka qenë i dhunës dhe shamatës që kur e ka marrë që në fillim. Kanë jetuar në fillim në fshat në Gurë në Klos, lindën një gocë, dilte në qytet dhe gocën e mbante gjithë kohës të mbyllur, edhe kur ishte në Shqipëri edhe në Greqi.

Erjona Rusi: Ju kishte thënë vajza që e dhunonte?

Lume Rama: Po kur iku në Greqi më tha që më dhunon, më bën shumë gjeste, i ka bërë rrahje të papare, ka tentuar edhe ta vrasë. Goca më tha mami e ka ndarë mendjen të më mbysë.

Arjon Muça: E linte vajzën të fliste me ju në telefon?

Lume Rama: Jo, jo i bënte dhunë të paparë. Kur e shihte telefonin i thoshte pse ke folur me të, çfarë i ke thënë, çfarë nuk i punonte, tortura të papara. Kur qante vajza e vogël, i bërtiste, nuk e çonte as për ta vizituar. Në telefon e merrja unë, bëja ofertën sepse nuk i linte asnjë qindarkë në telefon. I thoshte mos i hap perdet, mos i hap dritaret që të mos flasësh me asnjë që është jashtë. Pasi lindi fëmija, kanë bërë sherre e shamatë, e ka rrahur e ka torturuar, derisa ka ndërhyrë i vëllai, ka thyer derën dhe i ka nxjerrë vajzën time prej duarve.

Një lidhje në Skype ka qenë edhe gazetari që jeton në Greqi Etmond Guri, i cili tregoi se Aurel Kurti kishte vendosur edhe kamera në shtëpi.

“Nga dëshmitë e marra nga një komshie, vajzën në fjalë nuk e ka parë kurrë të dilte për të bërë pazaret, madje gjatë kësaj periudhe e ka parë vetëm dy tre herë dhe gjithmonë nuk ka dalë nga perimetri i shtëpisë, vetëm në kopsht dhe aty ka qenë e veshur gati e mbuluar, pra në një formë të çuditshme që asaj i ngjalli dyshime. Edhe komshinjtë e tjerë kishin dyshime. Ndërkohë përtej dhunës dhe problemeve që i shkaktonte fëmijës dhe bashkëshortes, për të patur kontroll të plotë 28-vjeçari kishte vendosur kamera në shtëpi dhe e kontrollonte nga telefoni dhe e kërcënonte me jetë”, shprehet gazetari Etmond Guri. /TCH/

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al