• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë

27/09/2023
Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë

Nga Auron Tare

Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UCK-së dhe Censusi i Qeverisë apo

Kur fleta e censusit të më vijë te dera. Ndoshta hera e parë që do të mendohesha përpara fletës së Censusit. Dikur në kohën e Berishës së dytë talleshim me Artan Lamen mbi pyetjet e Censusit. Por kohët kanë ndryshuar, Lamja nuk para shkruan më dhe një Census i ri na ka mbërritur në derë. Çfarë jam, çfarë dua të jem dhe çfarë mund të jem është në një farë mënyrë thelbi i këtij apeli të ri mbi popullatën.

Për herë të parë kam një dilemë, dilemë kjo e shtyre nga realiteti i sotëm dhe përqasja ndaj dy ngjarjeve thellësisht shqiptare.

Fredi Bejleri një ish-banor i fshatit të Progonatit në malësitë e thella të Tepelenës, i vetëshpallur si grek, i akuzuar (por jo i dënuar) si pjesëtar i grupeve terroriste anti- shqiptare, i zgjedhur në mënyrë demokratike si Kryetar i Bashkisë së Himarës, me mbështetjen politike të një ish-Kryeministri dhe Presidenti të Shqipërisë, tashmë në burg. Për ta çuar në karrigen e fituar Belerin e Progonatit është hedhur në sulm diplomacia helene në nivelin më të lartë të mundshëm. Beleri është një emër i njohur në kancelaritë euro atlantike dhe personalitete të shquara të politikës greke vijnë çdo javë në Shqipëri, për t’i bërë presion opinionit publik dhe politikës shqiptar.

Dritan Goxhaj, shqiptar, ish-anëtar i UÇK-së i cili në kohen më kritike për kombin e tij iu përgjigj thirrjes së ndërgjegjes kombëtare. Shërbeu në ushtrinë guerile dhe pasi lufta mbaroi dhe Kosova u bë e pavarur vazhdoi jetën e tij modeste pa kërkuar as shpërblime dhe as medalje. Sot është në burgjet e shtetit të tij për një intervistë (në median e lirë dhe të pavarur demokratike ku presupozohet të thuash mendimin tënd).

Për Goxhaj nuk interesohet askush nga diplomacia jone (të paktën publikisht) as ish-Kryeministri dhe Presidenti i Republikës. Po ashtu si opinioni publik si politika nuk kanë ndonjë interes të dukshëm për çështjen e tij. Për Goxhajn nuk ka as shoqatë avokatesh që të mbrojnë publikisht, as Kryetare Bashkish dhe as Kryeministra. Dritani është i vetëm në qeli, dhe për ironi të fatit ndoshta shumë afër me qelinë e Belerit nga Progonati. Grek apo shqiptar? Kjo është çështja sot.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Flirtuan me Botërorin, por Kosova nuk dorëzohet, Foda: Tani synojmë Evropianin

“Ai më informoi personalisht”, Foda për tërheqjen e Rrahmanit nga përfaqësuesja

17/09/2026
UEFA Youth League/ Partizani U-19 fiton në Maltë & hedh një hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë – Balkanweb.com – News24

UEFA Youth League/ Partizani U-19 fiton në Maltë & hedh një hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al