• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari shqiptar në Athinë: Greqia ka investuar te figura Belerit, e shikon simbol të helenizimit të Himarës (VIDEO)

27/09/2023
Gazetari shqiptar në Athinë: Greqia ka investuar te figura Belerit, e shikon simbol të helenizimit të Himarës (VIDEO)

Arrestimi i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës është kapitulli i fundit i një historie që përsëritet në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Fqinji ynë nuk ka nguruar edhe këtë here, që një çështje të brendshme të Shqipërisë, ta shndërrojë në kauzë për të drejtat politike të minoritetit. Akoma më tepër, ta ngrejë deri në nivelet e larta të Bashkimit Evropian, aty ku Shqipëria synon të integrohet.

“Greqia ka investuar te figura e Fredi Belerit pavarësisht drit-hijeve të tij është një figurë që njihet në Greqi si simbol i asaj që shihet mbrojta e helenizmit në Himarë”, u shpreh gazetari, Artur Bibe.

Një emër me të shkuar të dyshimtë, akuzuar e dënuar për përdhosjen e simboleve shqiptare, akoma më keq, i hetuar si i përfshirë në Masakrën e Peshkopisë. Një i zgjedhur vendor që dyshohet dhe hetohet për blerjen e votave, për të cilin Greqia lobon dhe miraton me 290 vota në Parlamentin Evropian një rezolutë.

Një akt politik që çuditërisht kërkon të dilet mbi vendimet e gjykatave duke kërkuar lirimin e një personi të arrestuar si i dyshuar për krim elektoral.

“Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”, shton gazetari.

Ai votim u kompromentua kur u zbulua se nismëtar, as më shumë e as më pak, ishte një politikan grek i quajtur Thanasis Bakolas, dikur, këshilltar i kryeministrit grek Kiriakos Micotaqis.

Nuk duhet të harrojmë, se mbajtja prapa hekurave e Fredi Belerit, është një vendim unanim i të gjitha shkallëve të gjyqësorit bazuar në provat e mbledhura. Në zgjedhjet e Majit të vitit 2023, në Greqi u arrestuan 5 persona për blerje votash që u mbajtën prapa hekurave. Politika e shtetit fqinj, në atë rast nuk u shqetësua për parimin e prezumimit të pafajësisë, duke nxjerrë standartin e dyfishtë me rastin Beleri./TCH

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

21/12/2025
VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al