• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Vrapo, mami ka vdekur!”, fëmijët e gjetën Klodianën të pajetë në rrugë

01/10/2023
Burri e vrau për xhelozi, flet i dashuri italian i Klodianës: Ajo nuk kishte frikë nga ai edhe kur i tha se kishte armë

“Vrapo, mami ka vdekur”. Ishte vajza e vogël e Klodiana Vefës, 35-vjeçares shqiptare që u vra me tre plumba pistolete në rrugë në Castelfiorentino, që i tha vëllait të saj që e ëma nuk jetonte më.

Ngjarja tragjike ndodhi pak para orës 20:00 të së enjtes, pak metra nga shtëpia ku jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17 vjeç, por jo më me bashkëshortin Alfredin, gjithashtu shqiptar, me të cilin po ndahej. Për këtë të fundit nuk ka ende asnjë gjurmë dhe është aktualisht në kërkim nga karabinierët. Ai rezulton i dyshuari kryesor i ngjarjes së rëndë dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, duke cituar burime të karabinierëve, mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje të herë pas hershme, për shkak të xhelozisë së bashkëshortit. Megjithatë nuk rezulton që gruaja të kishte bërë denoncim.

Në Itali prej 17 vitesh, 35-vjeçarja punonte si kamariere në një restorant të zonës. Mbrëmjen e djeshme, Alfredi mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e gruas dhe mes palëve kishte shpërthyer një zënkë. Më pas Klodiana kishte dalë nga shtëpia. Pikërisht në trotuar, pak metra më tutje u vra me 3 plumba pistolete, një prej të cilëve i mori jetën.

Ata që e gjetën trupin e pajetë të Klodianës në mes të rrugës ishin pikërisht fëmijët, që dolën bashkë me familjarë të tjerë të viktimës, pasi dëgjuan të shtënat. Përveç gëzhojave, në vendngjarje nuk është gjetur as arma e krimit, që besohet se vrasësi e mori me vete teksa u largua me makinë. Mësohet se autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Related Posts

Raporti tronditës, ja çfarë do të ndodhë me popullsinë e Shqipërisë
Kryesore

Mbi 2 mijë shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të 2026

01/07/2026
Pirro Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!
Kryesore

Pirro Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

01/07/2026
Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kryesore

Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30/06/2026
Rama ulet për kafe në Radhimë: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj. S’kemi paga më të ulëta se Greqia
Kryesore

Rama ulet për kafe në Radhimë: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj. S’kemi paga më të ulëta se Greqia

30/06/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Pas dy muajsh arrati vetëdorëzohet në polici Marjaldo Nela

30/06/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Kryesore

Rama: Do të dalim më të fortë nga kjo vorbull

30/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca e papërmbajtshme, “gjelat” çmontojnë edhe Suedinë, shkëlqen Mbappe

Franca e papërmbajtshme, “gjelat” çmontojnë edhe Suedinë, shkëlqen Mbappe

01/07/2026
Meksika nuk ndalet, likuidon edhe Ekuadorin, shifra perfekte në Botëror

Meksika nuk ndalet, likuidon edhe Ekuadorin, shifra perfekte në Botëror

01/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al